VIDEO/ Përmbysja e çmendur e Fiorentinës, Romës i rrëshket nga duart mundësia për Championsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 19:59

VIDEO/ Përmbysja e çmendur e Fiorentinës, Romës i rrëshket nga duart mundësia për Championsin

Fiorentina ka fituar me përmbysje ndaj Romës me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e parafundit të kampionatit italian.

7wrlFVYdhqQvZrD

Të parët që kaluan në avantazh ishin verdhkuqtë falë golit të El Sharuit. Teksa mendohej që sfida do të mbyllej kështu Fiorentina bëri befasinë e madhe duke mposhtur Romën.

Në minutën e 85′ Joviç shënoi golin e barazimit ndërsa në të 88′ Ikone shënoi golin e fitores duke shtangur ekipin e Murinjos.

Pas kësaj humbje, verdhkuqve iu shuhen shpresat për të kapur Championsin nga kampionati, teksa mundësia e vetme është të mposhtin Sevijën në finalen e Ligës së Europës. Ndërsa Fiorentina renditet në vendin e 9-të më 53 pikë.

FIORENTINA 2-1 ROMA

85′ Joviç, 88′ Ikone/ 12′ El Sharaui

GOLI I IKONES

GOLI I JOVIÇIT

GOLI I EL SHARAUIT

FORMACIONET ZYRTARE:

5454545

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"