VIDEO/ “Perlë” nga goditja e dënimit, shikoni golin e çmendur të shënuar te moshat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2021 | 12:36

VIDEO/ “Perlë” nga goditja e dënimit, shikoni golin e çmendur të shënuar te moshat

Në kampionatin e 17-vjeçarëve në Shqipëri është shënuar ndoshta goli më i bukur i sezonit. Në sfidën që Lushnja fitoi ndaj 2-1 ndaj Labërisë, goli i vetëm i shënuar nga këta të fundit, ishte me të vërtetë spektakolar.3123

Dario Dapaj, nga goditja e dënimit pranë vijës anësore, lëshon një gjuajtje me të majtën, e cila ndalet në fundin e rrjetës duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit të Lushnjës.

Në fillim u duk një gjuajtje që mund të ndalej pa problem nga portieri, por trajektorja që mori topi, ia bëri të pamundur të reagonte.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"