VIDEO/ Përfundon përralla e bukur në Kupë e klubit gjerman, skuadra e mesfushorit shqiptar eliminohet në gjysmëfinale
Mrekullia me emrin Sarbruken i ka dhënë fund ecurisë së saj mbresëlënëse në Kupën e Gjermanisë, ku arriti deri në gjysmëfinalen e turneut duke eliminuar emra si Bajern Mynih e Eintraht Frankfurt. Sot, ajo u eliminua nga një tjetër surprizë e edicionit, Kaizerslauterni që e mundi me shifrat 2-0.
Sarbrukeni i kategorisë së tretë dominoi pjesën e parë përballë skuadrës së Bundesligës 2, duke e vënë shpesh në vështirësi. Por në fraksionin e dytë të lojës, eksperienca bëri diferencën. Portieri Shraiber gaboi një kontroll të topit që i kaloi mes këmbëve dhe përfundoi në rrjetë.
Goli i dytë erdhi kur mbeteshin 15 minuta lojë, me Toure i cili vulosi suksesin për ekipin e tij, në këtë duel ku në radhët e Sarbrukën u aktivizua në pjesën e dytë edhe mesfushori i përfaqësueses Shpresa, Tim Civeja.
GOLI I RITER (VIDEO)
GOLI I TOURE (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"