VIDEO/ “Përbindëshi” Haland sërish protagonist me tripletë, Siti shpartallon me 6 gola edhe Bërnlin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 20:45

VIDEO/ “Përbindëshi” Haland sërish protagonist me tripletë, Siti shpartallon me 6 gola edhe Bërnlin

13 gola të shënuar asnjë të pësuar në 2 ndeshjet e fundit, statistika të frikshme për Mançester Sitin, me në krye “përbindëshin” Erling Haland. Skuadra e Guardiolës, pas triumfit 7-0 ndaj Lajpcig, mbrëmjen e sotme ka shpartalluar edhe Bërnlin me rezultatin 6-0 në duelin e vlefshëm për çerekfinalen e FA CUP duke u kualifikuar kështu në fazën gjysmëfinale.

Siti

Haland rrëmbeu sërish skenën në minutat 32 dhe 35 duke realizuar dopietë në pjesën e parë që u mbyll me shifrat 2-0, ndërkohë në minutën e 59-të, bomberi norvegjez arriti të shënonte dhe golin e tretë personal, teksa në të 62-tën ishte radha e argjentinasit Alvarez për të tundur rrjetën.

Erling Haland

Ndërkohë në minutën e 63-të, Guardiola nxorri nga fusha e lojës Halandin, teksa Palmer ai që zëvendësoi goleadorin e Sitit shënoi golin e pestë të sfidës në minutën e 68-të. Për të “vulosur” shifrat 6-0, mendoi Alvarez në minutën e 73-të, që kompletoi edhe dopietën personale.

GOLAT E SFIDËS MANÇESTER SITI – BËRNLI 6-0 (VIDEO) 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"