VIDEO/ Penalltia e tij mund të ndryshonte fatin e Milanit, Zhiru: Jam shumë i zhgënjyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 20:33

VIDEO/ Penalltia e tij mund të ndryshonte fatin e Milanit, Zhiru: Jam shumë i zhgënjyer

Olivier Zhiru i ka sjellë shumë gëzime këto vite tifozëve të Milanit, por penalltia e humbur prej tij të martën në darkë ndaj Borusia Dortmund, do të kujtohet gjatë, pasi ajo mund të ndryshonte fatin e sfidës që afroi eliminimin e kuqezinjve në Ligën e Kampioneve.

zhiru

Bomberi francez nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij edhe sot, teksa shkonte në stërvitje në Milanelo. Ai është shfaqur shumë i sjellshëm me tifozët që ishin para dyerve të klubit në kërkim të autografeve dhe ka shkëmbyer disa fjalë me ta, duke i treguar pikërisht mërzinë që ndjente për ndeshjen e humbur.

“Të dhemb kur gabon, edhe për tifozët. Pas asaj që kemi bërë ndaj PSG-së, jam shumë, shumë i zhgënjyer”, ishin fjalët e 37-vjeçarit.


View this post on Instagram

A post shared by AllMilan.it (@allmilanit)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"