VIDEO/ Penalltia e humbur nuk i kushton Teutës, goli i parë i Gjinit i dhuron tre pikët në transfertën me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 23:49

VIDEO/ Penalltia e humbur nuk i kushton Teutës, goli i parë i Gjinit i dhuron tre pikët në transfertën me Skënderbeun

Teuta ka fituar në transfertën me Skënderbeun me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore.teutaNë pjesën e parë Teuta humbi një rast të artë me Krujën i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Fatmirësisht për durrsakët kjo nuk rezultoi fatale pasi në minutën e 75′ Gjini realizoi golin e parë me fanellën e Teutës duke i dhënë dhe fitoren në një duel kaq të rëndësishëm.

Me këtë triumf skuadra e Martinit shkon në kuotën e 37 pikëve ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e 6-të me 41 pikë.

SKËNDERBEU 0-1 TEUTA

75′ Gjini

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida, fiton Teuta!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88’ Pas një rrëmuje në zonë, Rashica provon të shënojë me kokë por topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

86’ Liço lëshon predhën drejt portës por Vata bën një pritje fantastike. (VIDEO)

85′ Janaqi lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Moses.

83′ Gjinollari ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit të shkaktuar ndaj Likës.

82′ Largohet Dumfur, ka minuta për Likën.

75’ GOOOL TEUTA 0-1/ Kruja kroson nga këndi dhe gjen Gjinin në zonë, ky i fundit shënon me kokë në rrjetën e Aliajt. (VIDEO)

68′ Largohet Nikaj, në lojë futet Rashica.

68′ Durrsakët kanë mundësi të mirë me Llocin, por ky i fundit e dërgon topin mbi traversë.

66’ Liço gjuan nga goditja e lirë, topi shkon drejt e në duart e portierit Vata (VIDEO)

65′ Daja ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit të shkaktuar ndaj Jurit.

61’ Liço gjuan drejt portës, topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

59’ Largohen Arifi dhe Daci, në lojë futen Peposhi dhe Faust.

57′ Janaqi ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit të shkaktuar ndaj Jazxhi.

53′ Liço ndëshkohet me karton të verdhë.

50’ Daci shpërdoron dy raste përpara portës së Skënderbeut. (VIDEO)

48’ Liço për pak sa nuk arrin të zhbllokojë duelin dhe të shënojë golin e avantazhit. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë pa gola!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Pas një harkimi nga këndi, Shaqe merr topin në zonë dhe e godet, por sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

43’ Pas një harkimi nga këndi, Gjini merr topin në zonë dhe e godet më kokë, por sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

33’ Kruja gjuan nga 11 metra dhe topi godet shtyllën dhe më pas përfundon jashtë. (VIDEO)

29’ – 31’ Durrsakët pretendojnë 11-metërsh, Hamiti shkon në VAR për ta rishikuar. Arbitri akordon penallti (VIDEO)

15’ Rrëmujë në zonën e Teutës, Lloci arrin të largojë topin. (VIDEO)

12′ Shaqe ndëshkohet me karton të verdhë.

3’ Gjini nuk arriti të përfitonte nga rrëmuja e krijuar në zonën e Skënderbeut edhe pse kishte mundësinë për të kaluar Teutën në avantazh. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Liço, Nikaj, Gërço, Dumfur, Janaqi, Juri, Shaqe, Kabrel

Trajneri: Ivan Gvozdenoviç 

TEUTA: Vata, Jazxhi, Beqja, Daci, Kruja, Kotobelli, Lloci, Gjinollari, Daja, Arifi, Gjini

Trajneri: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"