VIDEO/ Penalltia e diskutueshme që i dha fitoren Dinamos ndaj Skënderbeut, Bujar Pregja: Faull i sulmuesit, mund të mos jepej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 23:51

VIDEO/ Penalltia e diskutueshme që i dha fitoren Dinamos ndaj Skënderbeut, Bujar Pregja: Faull i sulmuesit, mund të mos jepej

Bujar Pregja mendon se penalltia që vendosi ndeshjen mes Skënderbeut dhe Dinamos e akorduar nga gjyqtari Klodian Shahini, mund të mos jepej. Sipas ish-gjyqtarit, i cili është pjesë e Sektorit të Arbitrimit në FSHF, ekziston mundësia që kjo të interpretohet si një faull i Andonit ndaj Ramos dhe jo e kundërta siç u interpretua na kryesori dhe VAR-i, ku ishte Enea Jorgji.

pregja

“Mund të mos jepej ky 11-metërsh. Shikojmë që këmba e djathtë e lojtarit të Dinamos, shkon dhe shkel me taka lojtarin mbrojtës të Skënderbeut. Puna është që në rast se ajo këmbë ka shkuar nga goditja që jep me gju mbrojtësi i Skënderbeut në pulpë dhe kjo ka ndodhur nag goditja.

A ka bërë faull sulmuesi me shkeljen e këmbës? Patjetër. Munt të jetë që VAR të ketë parë që këmba e lojtarit sulmues të Dinamos mudn të ketë shkuar nga goditja që  mund të ketë marrë ai mbrapa.

Unë them që është faull i sulmuesit. Është rast i dyshimtë”, tha Pregja në studion e “MCN” duke analizuar këtë moment.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"