VIDEO/ Penallti e dyshimtë, Tirana barazon me Bylisin dhe humb vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 0:16

VIDEO/ Penallti e dyshimtë, Tirana barazon me Bylisin dhe humb vendin e parë

Tirana ka hedhur një hap të gabuar në “Arena Egnatia”, duke barazuar me rezultatin 2-2 kundër Bylisit. Ky rezultat, i heq kryesimin bardhebluve një javë para mbylljes së kampionatit, aty ku Partizani është ngjitur në krye.

bandicam 2023-05-25 16-11-37-624

Dy golat e Hilës, nuk i kanë mjaftuar skuadrës së Shehit për të marrë pikët e plota ndërkohë që Danladi dhe Adili kanë barazuar rezultatin 2 herë për ballshiotët. Gjithccka sa i përket titullit, do të vendoset javën e fundit me Tiranën që luan ndaj Erzenit në Durrës, teksa Partizani pret në shtëpi Teutën.

TIRANA-BYLIS 2-2

22′, 53′ Hila / 26′ Danladi, 80′ (p) Adili

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Pas goditjes nga këndi ku del edhe Bekaj, Najdovski nuk devijon topin në shtyllën e dytë me portën bosh.

90’+9’ Hasani gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet, prek shtyllën dhe shkon jashtë.

90’+9’ Behiratçe kërcen me kokë dhe tenton portën, pa gjetur katërkëndorin e ballshiotëve.

90’+7’ Eskerdinja ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Najdovskit.

90’+5’ Hasani provon në kufijtë e zonës, Teqja devijon sferën mbi traversë.

90’+4’ Eskerdinja hyn në zonë nga e majta dhe gjuan, por nuk gjen portën e Bekajt.

90′ Jepen 10 minuta shtesë.

90’ Hasani provon me një goditje dënimi pranë zonës së rreptësisë, topi bllokohet nga muri mbrojtës.

85’ Deliu tenton me një gjuajtje drejt portës, sfera shkon jashtë mbi traversë.

84’ Faull në limitet e zonës e Trumçit ndaj Abazajt, mbrojtësi ndëshkohet me karton të verdhë.

83’ Tirana mban topin tashmë, me Bylisin që është kthyer mbrapa në mbrojtje të rezultatit.

80’ GOOOL BYLISI! Shënon Adili me penallti.

79’ Pas shumë minutash pritje, konfirmohet penalltia me Metën i cili nuk shkon të shohë vetë pamjet.

74’ Penallti për Bylisin. Kridens Meta bën shenjë nga pika e bardhë pas një kontakti në zonë mes Behiratçe dhe Kaçorrit. Edhe Shehi hyn në fushë për të protestuar.

70’ Tutu hyn në lojë për Lajthinë në radhët e Bylisit.

69’ Një goditje nga këndi e harkuar në zonë nga bardheblutë shkon rrezikshëm drejt portës me Teqjen i cili devijon topin jashtë.

66’ Hila fal para portës duke dërguar sferën jashtë. Dy gjuajtje radhazi të bardhebluve ndalen nga Teqja dhe në fund është mesfushori i cili dërgon sferën jashtë.

62’ Loran dhe Trumçi harkojnë radhazi në zonën e bardhebluve, askush nuk ia del të gjuajë drejt portës së Bekajt.

58’ Ruçi merr vendin e Zhongos në radhët e Bylisit.

53’ GOOOL TRIANA .Shënon Hila pas një tjetër kombinimi me Abazajn, duke i dhënë avantazhin skuadrës bardheblu.

51’ Bylisi më ngulmues në këto minuta, kërkon një gol duke harkuar vazhdimisht topin në zonën bardheblu.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes skuadrave.

45’+7’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1 që për momentin i kalon kreun e renditjes Partizanit.

45’+7’ Hasani provon me një goditje dënimi ballore, sfera kalon jashtë katërkëndorit të Teqjes.

45’+2’ Adili ndëshkohet me karton të verdhë.

45’ Jepen 6 minuta shtesë.

45’ Haxhiu nga e djathta harkon në mënyrë perfekte në zonë për Përgjonin, por gjuajtja e këtij të fundit kalon mbi traversën e portës së Teqjes.

43’ Qardaku merr vendin e autorit të golit për skuadrën ballshiote.

39’ Danladi ka probleme fizike dhe nuk ia del dot më të vazhdojë, me Bylisin i cili është i detyruar të bëjë gati zëvendësim.

38’ Deliu provon me një gjuajtje me të majtën, devijimi i mbrojtësve ia bën më të thjeshtë pritjen Teqjes.

36’ Sulm i shpejtë i bardhebluve me Abazajn i cili hyn në zonë nga e djathta, Maçolli ndal sulmuesin duke i hequr mundësinë e shënimit.

29’ Pas një goditje këndi, Lulaj gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Teqjes.

27’ Karton i verdhë për Aleksin për protesta ndaj gjyqtarit. Mesfushori do të mungojë në ndeshjen e fundit të kampionatit për kartonë të verdhë.

26’ GOOOL BYLISI! Një kthim i gabuar i topit mbrapa të Përgjonit i jep mundësinë Danladit të gjuajë fluturimthi duke shënuar golin e barazimit.

25’ Ndeshja rifillon nga qendra pas një kontrolli të gjatë për pozicion jashtë loje.

22’ GOOOL TIRANA! Shpërthen festa në stadium kur pas një kundërsulmi të bardhebluve, Abazaj gjen Hilën në zonë dhe ky i fundit tund rrjetën.

16’ Tjetër harkim i rrezikshëm në zonën e Tiranës nga një goditje këndi, por gjuajtja me kokë përfundon jashtë katërkëndorit të Bekajt.

15’ Rasti i parë i rrezikshëm i ballshiotëve me një gjuajtje me kokë të Kaçorrit e cila bllokohet nga Bekaj.

13’ Rifillon ndeshja me festë në stadium pasi mësohet lajmi për golin e Kastriotit ndaj Partizanit.

12’ Ndeshja ndalet përsëri, pasi gjyqtari kërkon që tifozët e Tiranës të mos valëvitin flamujt e tyre pasi bllokojnë pamjet e VAR-it

7’ Hasani shpërthen në të djathtën dhe gjuan në diagonale, pa gjetur portën e ballshiotëve.

5’ Rasti i parë i mirë i Tiranës me Aleksin i cili gjuan në hyrje të zonës por nuk gjen portën me tentativën e tij.

2’ Ndërpritet ndeshja për pak çaste për shkak se Najdovski ka marrë një goditje në fytyre.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Rrogozhinës.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana (3-5-2): Bekaj; Lulaj, Behiratçe, Najdovski; Haxhiu, Përgjoni, Deliu, Aleksi, Hila; Hasani, Abazaj.
Trajner: O. Shehi

Bylis (4-2-3-1): Teqja; Trumçi, Adili, Zhongo, Damçevski; Maçolli, Loran; Lajthia, Eskerdinja, Abu; Kaçorri.
Trajner: N. Shensoj

tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"