Video / Pas Armando Sadikut edhe Elseid Hysaj i bashkohet fushatës së PS-së në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2017 | 17:10

Video / Pas Armando Sadikut edhe Elseid Hysaj i bashkohet fushatës së PS-së në Shkodër

Pas Armando Sadikut, një tjetër lojtar i Kombëtares i është bashkuar fushatës së Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathë, Elseid Hysaj. Në një video të shkurtër të postuar nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, Hysaj deklaron se vota e tij do të shkojë për Edi Ramën.

Hysaj

“Përshëndetje unë jam Elseid Hysaj, lojtar i Kombëtares shqiptare. Në datën 25 qershor unë do të votoj për Edi Ramën, Ditmir Bushatin dhe Luan Harushën. Për Shqipërinë që duam dhe Shkodrën që duam.” – ishin fjalët e Hysajt në video.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"