VIDEO/ Partneret e lojtarëve të Uellsit rivalizojnë ato të Anglisë! Shfrenohen me festën në plazh, “shots” me alkool dhe…akrobaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 22:42

VIDEO/ Partneret e lojtarëve të Uellsit rivalizojnë ato të Anglisë! Shfrenohen me festën në plazh, “shots” me alkool dhe…akrobaci

Rivalë jo vetëm në fushë. Përballja mes Anglisë dhe Uellsit në Botërorin e Katarit duket se nuk është vetëm në fushën e blertë.

Collage Maker-29-Nov-2022-04.37-PM

Bashkëshortet e lojtarëve të dy ekipeve po rivalizojnë njëra-tjetrën se kush feston më shumë. Vetëm pak ditë më parë, në mediat e huaja u raportua mbi faturat e kripura që bashkëshortet dhe familjarët e lojtarëve anglezë kanë shpenzuar gjatë qëndrimit të tyre në një korçera që e kanë ankoruar në bregdetin e Dohas.

Këtë herë janë bashkëshortet e lojtarëve të Uellsit të cilat janë shfrenuar në një festë në plazh, duke pirë alkool dhe duke kërcyer.

ddddfsdfsdf

Daily Mail ka publikuar disa foto dhe video brenda festës së tyre. Ato shtruan një tavolinë të madhe me ushqime dhe pije alkoolike.

WhatsApp Image 2022-11-29 at 4.40.52 PM (1) WhatsApp Image 2022-11-29 at 4.40.52 PM

Nga fotot e publikuara, dy prej bashkëshorteve kthenin “shots-at” me alkool, ndërsa një tjetër kthen shishen me vodka.

sdddddd

Ndërkohë në një video, Ani Uillson, motra e lojtarit Herri Uillson tregoi aftësitë e saj në gjimnastikë duke performuar një “fletë”, por më pas u përplas me një tavolinë të vogël.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"