VIDEO/ Partizani zgjohet në pjesën e dytë, likuidon Kukësin me 3 gola dhe i bashkohet Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 23:58

VIDEO/ Partizani zgjohet në pjesën e dytë, likuidon Kukësin me 3 gola dhe i bashkohet Vllaznisë

Partizani ka siguruar një fitore të rëndësishme 3-0 përballë Kukësit, duke i dhënë fund krizës që kishte mbërthyer të kuqtë, për t’u kthyer te sukseset në kampionat. Shifrat 3-0 kanë dekretuar tre pikë të rëndësishme për të kuqtë, të cilët kapin përsëri për momentin Vllazninë teksa zhytin edhe më shumë verilindorët në fundin e tabelës.

Foto: F. Hazisllari

Foto: F. Hazisllari

Të kuqtë u shfaqën të pasaktë para portës në rastet që krijuan në pjesën e parë por gjetën shpejt avantazhin në të dytën falë një penalltie të transformuar saktësisht nga Cara. Ishte përsëri ky i fundit i cili dyfishoi shifrat pak minuta më vonë dhe më pas dha asistin për golin e Mehmetit i cili vulosi fitoren 3-0.

Me këtë fitore Partizani i bashkohet Vllaznisë në vendin e dytë në renditje, me të njëjtën kuotë pikësh edhe pse ka një ndeshje më shumë të luajtur se shkodranët. Ndërsa Kukësi sheh të minimizohen edhe më shumë shanset për mbijetesën në elitë.

PARTIZANI-KUKËSI 3-0
55′ (p), 62′ Cara, 73′ Mehmeti

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Partizanit.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

90’ Bintsuka mundohet të shënojë me një gjuajtje në hyrje të zonës, Tafas pret në pozicion.

85’ Buxhelaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Salamit.

83’ Taipi dhe Mehmeti i bëjnë vend në fushë Vilës dhe Kotes te Partizani.

83’ Pas një goditje këndi, Lamçe gjuan lehtësisht në duart e Hoxhës.

81’ Adetola merr vendin e Rivas te Kukësi.

78’ Cara në të majtën mundohet të driblojë këdo që i del para, në fund është Zenunaj i cili e ndalon.

76’ Murataj dhe Mba i lënë vendin në fushë Ismailit dhe Bintsuka.

75’ Rivas mundohet të kthejë në lojë Kukësin me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën.

73’ GOOOL PARTIZANI! Pasim i shkëlqyer i Carës në të majtën për Mehmetin i cili gjuan dhe mposht Tafas me një diagonale. (VIDEO)

71’ Atanaskoski i lë vendin në fushë Buxhelajt në radhët e Partizanit.

67’ Murataj gjen golin pas një aksioni në krahun e djathtë, por ai anulohet për një pozicion jashtë loje të mesfushorit. (VIDEO)

65’ Rajan merr vendin e Rashitit në radhët e Kukësit.

63’ Mehmeti provon nga jashtë zonës, Tafas pret në dy kohë.

61’ GOOOL PARTIZANI! Kundërsulm i shpejtë në krahun e djathtë për Partizanin, sfera shkon më pas te Cara i cili e ka lojë fëmijësh të shënojë golin e dytë. (VIDEO)

59’ Duka, Murati dhe Fjezaj i lënë vendin në fushë Zenunajt, Selitës dhe Solodovnikov në radhët e Kukësit.

56’ Rivas ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave ndaj gjyqtarit.

55’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Cara me penallti. (VIDEO)

54’ Pas një goditje këndi, Mba pengohet në zonë dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

50’ Pas një harkimi nga e djathta, topi devijohet dhe përfundon në shtyllën e Tafas, i cili më pas i bllokon katërkëndorin Mehmetit. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+2’ Murati ndëshkohet me karton të verdhë.

45’+1’ Goditje spektakolare e Salamit, një devijim i Hoxhës shpëton të kuqtë nga goli i parë. (VIDEO)

45’+1’ Murataj sheh një tjetër gjuajtje të bllokohet para portës kundërshtare.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Goditje nga këndi e Partizanit, Tafas grushton sferën, Maget me kokë gjuan drejt portës së boshatisur por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

41’ Dominim absolut i të kuqve në këto minuta pasi kanë mbyllur Kukësin në gjysmëfushën e vet, por miqtë mbrohen mirë me forca të shumta.

38’ Cara depërton në krahun e majtë dhe arrin në fundore, gjuajtja e tij devijohet në fundore nga Fejzaj.

31’ Tafas kërkon ndihmën e mjekëve për probleme në kofshë dhe ndeshja ndërpritet për rreth një minutë.

29’ Murataj nga e majta harkon në zonë për Mba, ky i fundit nuk ia del të gjuajë me kokë drejt portës.

19’-23’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Hadroj lëshon një gjuajtje të fortë por sfera kthehet nga traversa. Në vijimin e saj, Rashiti me një duel ajror ka prekje të topit me dorë teksa vendasit protestojnë. Gjyqtari Bastari thirret të shohë gjithçka me VAR dhe në fund të rishikimit bën të ditur se nuk ka penallti. (VIDEO)

18’ Mehmeti lëshon gjuajtjen e radhës nga jashtë zonës, me sferën që shkon mbi traversë.

18’ Zbritje e shpejtë e verilindorëve me Rivas i cili gjen hapësirën për të gjuajtur, por sfera bllokohet nga Hadroj.

15’ Mba ul topin në qendër te Murataj i cili kalon sferën te Cara, gjuajtja e tij përsëri bllokohet nga mbrojtja e verilindorëve.

9’ Aksion me kombinime i lojtarëve të Partizanit, në fund është Murataj i cili tenton nga jashtë zonës por gjen bllokimin e Zhongos i cili devijon në këndore. (VIDEO)

6’ Tani është Maget i cili provon nga jashtë zonës, Tafas pret goditjen qendrore. (VIDEO)

5’ Përsëri Mehmeti, këtë radhë me një gjuajtje nga jashtë zonës, vë në provë Tafas i cili përgjigjet i vëmendshëm në pozicion duke kontrolluar sferën.

5’ Mehmeti nga e majta e sulmit nuk kontrollon siç duhet topin dhe shtyn sferën më shumë se duhet duke e çuar në duart e Tafas.

1’ E nis me shpejtësi Kukësi ndeshjen teksa pas pak sekondash është Mingo i cili shfaqet para Hoxhës, por çon sferën jashtë me goditjen e tij.

1’ Nis dueli në “Arenën e Demave”.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Hoxha, Atanaskoski, Preka, Sota, Hadroj, Mehmeti, Maget, Murataj,Taipi, Cara, Mba

Trajneri: Orges Shehi

KUKËSI: Tafas, Murati, Zhongo, Lamçe, Duka,  Fejzaj, Lleshi, Salami, Mingo, Rivas, Rashiti

Trajner: Bledar Devolli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"