Postuar: Tetor 1, 2023 | 23:21
VIDEO/ Paraqitje pozitive e Çunit ndaj Romës, sulmuesi shqiptar “flirtoi” dy herë me golin
Sulmuesi shqiptar, Marvin Çuni u aktivizua titullar në duelin mes Romës dhe Frosinones, që përfundoi me rezultatin 2-0 për skuadrën e Zhoze Murinjos.
22-vjeçari ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm për skuadrën e Frosinones, teksa arriti të “flirtonte” 2 herë më golin, por tentativat e shqiptarit u ndalën në rrjetën e jashtme. Bëhet fjalë për minutat 18 dhe 26, por fati nuk ishte me Çunin.
Sulmuesi u zëvendësua në minutën e 61-të të sfidës duke i lënë vendin Chediras.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
