VIDEO/ Paraqitje brilante, ish-sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë shkëlqen me “hat-trick” asistesh në elitën e futbollit kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 21:02

VIDEO/ Paraqitje brilante, ish-sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë shkëlqen me “hat-trick” asistesh në elitën e futbollit kroat

Ish-sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, Ermir Sahiti, zhvilloi një paraqitje brilante me fanellën e Hajdukut të Splitit në triumfin 4-0 ndaj Slaven Belupos.  

sahiti

Shqiptari i Kosovës, regjistroi plot 3 asiste në pjesën e dytë, teksa qëndroi në fushë 71 minuta, duke rezultuar një nga më të spikaturit në këtë përballje.  

Më pas Sahiti u zëvendësua nga Leon Dajaku, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare ky, që është pjesë e Hajdukut të Splitit.  

Vlen të theksohet fakti se Hajduku këtë sezon po lufton për titull me Rijekën dhe Dinamo Zagrebin. Momentalisht renditja kryesohet nga Rijeka me 2 pikë më shumë se Hajduku.  

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"