VIDEO/ Panik në ndeshjen e Kategorisë së Tretë! Portierit shkodran i ikën gjuha, reagon klubi: Si quhet ky lloj sporti?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2022 | 13:57

VIDEO/ Panik në ndeshjen e Kategorisë së Tretë! Portierit shkodran i ikën gjuha, reagon klubi: Si quhet ky lloj sporti?!

Ndeshja mes Skraparit dhe Basania në Kategorinë e Tretë u mbyll me fitoren e vendasve. Por në këtë duel nuk mungoi edhe paniku. Portieri i shkodranëve, Besmir Muçejani, ra pa ndjenja në fushë gjatë një përplasjeje me Elton Lamen e skraparllinjve.

basania

Hajdari ka shënuar pas 15 minutash me penallti dhe më pas u bë protagonist tek i dyti, duke asistuar për Nuzin në të 38-ën. Në fraksionin e dytë, skuadra e Albert Spahiut “dirigjon” më së miri rezultatin e fiksuar që në pjesën e parë.

E megjithatë, në minutën e 79-të paraqitet panik. Në dyluftimin mes Elton Lames së Skraparit dhe Besmir Muçejanit të Basanias, ka lënë pa ndjenja portierin. Gjuri i Lames ka prekur gjoksin e Muçejanit. Është ndërhyrja e menjëhershme e doktorit Zija Gapi, që ka normalizuar lojtarin, që i kishte ikur gjuha. Por gjendja e tij kishte nevojë për ndërhyrje dhe dërgohet urgjentisht në spital.

Skuadra e Skraparit ka dashur që takimi të mos luhej më, derisa të përmirësohej gjendja e portierit. Por në mirëkuptim, të dyja skuadrat kanë vijuar takimin. Kryesori Eldorado Gjini ka ndëshkuar me të kuq ndërhyrjen brutale të Lames, kështu që Skrapari ka vijuar me 10 lojtarë, por rezultati nuk ka ndryshuar. Kjo fitore ka bërë që skrapalinjtë të bashkëkryesojnë grupin.

Pas ndeshjes në faqen zyrtare të klubit është shpërndarë videoja e dëmtimit. Ata shprehen tepër të revoltuar me futbollistët e Skraparit ndërsa shkruajnë se do të mbajnë qëndrim publik dhe zyrtar për arbitrimin.

7

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"