VIDEO/ Pamjet nga tribuna, shikoni momentin kur tifozët e Tiranës dhunojnë gjyqtarin anësor në Rrogozhinë
Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar u regjistrua në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë.
Pas vërshëllimë së trefishtë për përfundimin e takimit, stafi dhe lojtarët e Tiranës rrethuan kryesorin Kridens Meta, të cilin e kontestonin për penalltinë e akorduar në favor të Bylisit që u shndërrua në gol nga Adili.
Më pas, me dhjetëra tifozë të Tiranës, të pranishëm në stadiumin e Rrogozhinës, çanë rrethimin dhe vërshuan drejt qendrës së fushës me qëllimin dhunimin e Metës dhe asistentëve të tij. I rrethuar nga forcat e rendit, Meta iu shkëput turmës dhe vrapoi drejt dhomave të zhveshjes, por u ndoq këmba-këmbës nga disa ultras të Tiranës.
Ndërkohë nuk i shëtoi dhunës as asisteni i parë Denis Rexha. Në një video të filmuar nga tribuna e stadiumit të Egnatias dhe të shpërndarë në rrjetet sociale, shikohen tifozët e Tiranës, teksa dhunojnë asistenin e parë, Denis Rexha, duke e goditur me shqelma dhe grushta. Për më tepër shikoni pamjet:
@riorio20230 #fyp #superliga #albania ♬ original sound – Rio
PANORAMASPORT.AL
