VIDEO/ Pamjet e çuditshme, fituesi i Turit të Francës humb garën duke luajtur “Guri, letra dhe gërshëra”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 21:21


VIDEO/ Pamjet e çuditshme, fituesi i Turit të Francës humb garën duke luajtur “Guri, letra dhe gërshëra”

Kampioni në fuqi i Turit të Francës, çiklisti slloven Tadej Pogaçar, është bërë protagonisti i një episodi shumë të çuditshëm teksa ka humbur një garë vetëm falë lojës “guri, letra dhe gërshëra”.

asdasdasdad

Pogaçar dhe shoku i tij i skuadrës, Rafal Majka, ishin shkëputur shumë nga të tjerët në etapën e katërt të Turit të Sllovenisë dhe në mënyrë shumë miqësore, vendosën që pak metra pranë finishit të zgjidhnin duelin mes tyre jo me një sprint, por me lojën e njohur të fëmijëve.

Siç shihet nga pamjet, Majka triumfoi në këtë lojë, Pogaçar e përgëzoi dhe të dy kaluar finishin përkrah njëri-tjetrit pas këtij fundi të çuditshëm të garës.

PANORAMASPORT.AL