VIDEO/ Pamje të rënda në maratonën e Nju Jorkut, kryesuesi i garës pëson kolaps dhe rrëzohet në rrugë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2022 | 20:56

VIDEO/ Pamje të rënda në maratonën e Nju Jorkut, kryesuesi i garës pëson kolaps dhe rrëzohet në rrugë

Maratona e Nju Jorkut është padyshim një nga garat më të famshme dhe mbledh çdo vit me mijëra garues të cilët shkojnë të marrin pjesë në këtë aktivitet shumë prestigjioz. Të fitosh një garë të tillë sjell famë dhe këtë po mundohej të arrinte edhe Daniel Do Nashimiento, 24-vjeçari brazilian i cili mban rekordin për Amerikën e Jugut në këtë distancë.

dsfsdfsdf

Ai mori kryesimin e garës së sotme që në kilometrat e parë dhe mbajti më pas një ritëm të çmendur për të krijuar distancë me ndjekësit. Por sforco e tepërt e detyroi fillimisht të ndalej për disa sekonda në një nga tualetet e vendosura në krah të rrugëtimit, e më pas, kur ishte pranë kilometrit të 32-të, filloi të lëkundej, derisa nuk e mbajtën më këmbët dhe përfundoi në tokë.

Pamje të frikshme, që bënë xhiron e botës dhe që sigurisht sollën shqetësim për gjendjen shëndetësore të atletit. Për fat të mirë, nuk kishte asgjë shqetësuese përveç lodhjes së tepërt si pasojë e ritmit të lartë, por tërheqja nga gara ishte e pashmangshme.

Maratona e Nju Jorkut këtë vit kishte më shumë se 50 mijë pjesëmarrës, teksa u fitua nga keniani Evans Çebet për meshkuj dhe bashkëkombësja e tij, Sharon Lokedi, për femra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"