VIDEO/ “Orges Shehi ka hyrë në fushë”, Tirana publikon episodin që i hoqi nga duart titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 22:14

VIDEO/ “Orges Shehi ka hyrë në fushë”, Tirana publikon episodin që i hoqi nga duart titullin kampion

Barazimi mes Tiranës dhe Bylisit, ka sjellë polemika të shumta duke qenë se bardheblutë kanë humbur mundësinë e artë për të fituar titullin kampion këtë sezon.

bandicam 2023-05-25 17-38-20-025

Pas këtij barazimi që erdhi me një penatlli me shumë polemika, klubi i Tiranës ka publikuar në “Instagram” momentin kur Kridens Meta ka akorduar penalltinë. Tensioni në kampin bardheblu, ishte i madh aq sa trajneri Orges Shehi ka hyrë në fushë për të folur me Kridens Metën për rastin e penalltisë.

Megjithatë, Meta i ka qëndruar vendimit për të dhënë penallti dhe rasti në fjalë, nuk është parë në VAR nga ai. Titulli do të vendoset në javën e fundit që luhet të hënën, ku Tirana udhëton në Durrës për Erzenin, teksa Partizani pret në shtëpi Teutën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"