VIDEO/ Nuk shënoi dot me portën e boshatisur, Darvi Nunjez bëhet “meme” në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2023 | 23:25

VIDEO/ Nuk shënoi dot me portën e boshatisur, Darvi Nunjez bëhet “meme” në rrjetet sociale

Liverpuli mposhti me rezultatin 5-1 francezët e Tuluz në duelin e vlefshëm për Ligës së Europës.

nunjez

Ndërkohë një episod i minutës së 65-të është duke bërë xhiron e rrjetit, me protagonist sulmuesin Darvi Nunjez, i cili bëri një kalim fantastik në mbrojtjen e Tuluz, madje shmangu edhe portierin, por më pas nuk arriti të shënonte dot me portën e boshatisur, teksa tronditi shtyllën.  

Kjo gafë e sulmuesit të Liverpulit, i cili u ble për 100 milionë euro, është bërë meme gjithandej në rrjet. Një moment me të vërtet në kufijtë e të pabesueshmes, se si një lojtar i kalbirit kaq të lartë mund të shpërdorojë atë rast.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"