VIDEO/ Nuk ka surpriza në FA Cup! Çelsi dhe Junajtid triumfojnë në fund, Liverpuli ia del edhe me të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 23:14

VIDEO/ Nuk ka surpriza në FA Cup! Çelsi dhe Junajtid triumfojnë në fund, Liverpuli ia del edhe me të rinjtë

U luajtën mbrëmjen e sotme katërt duelet e vlefshme për raundin e 1/8-ve të FA Cup, që nuk prodhoi surpriza për sa i përket skuadrave të kualifikuara. Çelsi ia doli të triumfonte në frymën e fundit përball Lids me rezultatin 3-2, falë golave të Xhekson, Mudryk dhe Gallagher, ky i fundit vulosi sfidën në të 90-ën. 

MixCollage-28-Feb-2024-11-12-PM-6739

Fitore e vuajtur edhe për Junajtid, që iu fal golit të Kasemiros në minutën e 89-të ndaj Notingham Forestit. 

Ndërkohë në duelet e tjera, Liverpuli mposhti Sauthemptonin me rezultatin 3-0 falë golave të Koumas dhe dopietës së Dans. Edhe pse me shumë lojtarë të rinj në përbërje, të kuqtë e Klop nuk e diskutuan kualifikimin. 

Për sa i përket sfidës mes Uolves dhe Brajtonit, vendasit ia dolën të triumfonin me rezultatin 1-0 ndaj ekipit të De Zerbit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"