VIDEO/ Nuk ka surpriza! Junajtid likuidon Notingham Forestin dhe shkon në finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 22:56

VIDEO/ Nuk ka surpriza! Junajtid likuidon Notingham Forestin dhe shkon në finalen e Kupës

Sfida e kthimit ndaj Notingham Forestit, rezultoi një formalitet për Mançester Junajtid. Pas fitores në ndeshjen e vajtjes 0-3 në “City Graund”, djemtë e trajnerit Ten Hag, nuk falën mbrëmjen e sotme në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin 2-0, teksa vulosën kështu kualifikimin në finalen e EFL CUP.

FRED JUNAJTID

Golat e Marsial dhe Fred në minutat 73 dhe 76, i siguruan fitoren Mançester Junajtid, që do të kërkojë të fitojë trofeun e parë që prej vitit 2017 (Ligën e Europës). Në finale Junajtid do të përballet me Njukastëllin. Ky duel do të zhvillohet më datën 26 shkurt në orën 17:30.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"