VIDEO/ Nuk ka fund dita e tmerrshme e Juventusit! Pas dënimit merr shuplakë edhe nga Empoli dhe është me një këmbë jashtë Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 22:42

VIDEO/ Nuk ka fund dita e tmerrshme e Juventusit! Pas dënimit merr shuplakë edhe nga Empoli dhe është me një këmbë jashtë Champions

 

Juventusi ka marrë një goditje të dyfishtë gjatë ditës së sotme. Fillimisht erdhi dënimi me heqjen e 10 pikëve në kampionat për shkak të çështjes së plusvalencave, e më pas, bardhezinjtë pësuan një tjetër tronditje teksa u mundën 4-1 në transfertë nga Empoli.

iJQVNSFpFyb6Om2

Me heqjen e pikëve në klasifikim, fitorja ndaj Empolit bëhej thelbësore për skuadrën e Alegrit. Por ajo zhgënjeu plotësisht dhe u godit dy herë shpejt nga golat e Kaputos dhe Lupertos brenda 3 minutash në pjesën e parë.

Çdo tentativë reagimi në fraksionin e dytë të lojës u shua nga goli i tretë i shpejtë po nga Kaputo, që bëri thuajse të pamundur detyrën e bardhezinjve. Kieza shënoi shumë vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes me golin e nderit, teksa në fund kishte lavdi edhe për Pikolin i cili vulosi shifrat 4-1.

Një fitore që blindon mesin e tabelës për Empolin, teksa lë Juventusin thuajse përfundimisht jashtë Ligës së Kampioneve me situatën aktuale të renditjes.

EMPOLI 4-1 JUVENTUS

18′, 48′ Kaputo (P), 22′ Luperto, 90’+2′ Pikoli / 85′ Kieza

GOLI I PIKOLI

GOLI I KIEZA

GOLI I DYTE I KAPUTOS

GOLI I LUPERTOS

GOLI I KAPUTOS

14′ Bremer shkakton faull ndaj portierit, Gatit i anulohet goli.

FORMACIONET ZYRTARE

EMPOLI (4-2-3-1): Vikario; Ebuehi, Ismajili, Luperto, Parisi; Grasi, Bandineli; Akpa Akpro, Facini, Kambiagi; Kaputo.
Trajner: P. Zaneti

JUVENTUSI (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Aleks Sandro; Barbieri, Mireti, Lokateli, Rabio, Kostiç; Milik, Vlahoviç.
Trajner: M. Alegri

sadsadsadsadsad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"