VIDEO/ Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Kukësi ndajnë pikët në barazimin pa gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2023 | 0:03

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Kukësi ndajnë pikët në barazimin pa gola

Teuta dhe Kukësi kanë ndarë pikët sot në “Niko Dovana”, në një ndeshje që foli më shumë për vendasit, por ku rastet më të rrezikshme i kishin miqtë.

bandicam 2023-09-27 20-15-04-444

Skuadra durrsake zhvilloi një lojë shumë ofensive në këtë ndeshje, duke kërkuar që të gjente golin, por prapavija e verilindorëve u rezistoi sulmeve të vendasve në të gjithë ndeshjen, Ndërkohë, miqtë rrezikuan me kundërsulme dhe iu afruan edhe ata golit.

Megjithatë, të dy skuadrat gabuan në finalizimin e aksioneve dhe kësisoj, ndeshja u mbyll pa rrjeta të prekura, duke bërë që dy skuadrat të ndanin pikët, pa ndryshuar situatën e tyre në renditje ku janë në zonën e ftohtë të klasifikimit.

TEUTA-KUKËSI 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’+4’ Verilindorët kërkojnë penallti për një mbajtje në zonë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Beqja ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Rivas.

87’ Gjumsi nga e djathta harkon në zonë, Zhongo me kokë çon sferën në këndore.

85’ Alla ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë ndaj Rashitit.

79’ Dy goditje këndi radhazi për Teutën, te e dyta është Beqaj i cili gjuan me kokë pa gjetur portën e Tafas.

78’ Gjata dhe Karabeci hyjnë në fushë në vend të Dacit dhe Arifit te durrsakët.

76’ Hasaj dhe Lamçe i lënë vendin Dukës dhe De Mota në radhët e Kukësit.

71’ Salami merr topin në krahun e majtë dhe lëshon një gjuajtje të fortë drejt shtyllës së dytë, me sferën që përfundon jashtë. (VIDEO)

70’ Alla merr vendin e Jazxhi në fushën e lojës te Teuta.

69’ Pas një goditje dënimi të Hasajt, verilindorët finalizojnë me anë të Lalës, por tentativa e tij nga jashtë zonës shkon shumë larg katërkëndorit.

68’ Fejzaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Dajës në mesfushë.

66’ Gjumsi merr vendin e Filit në radhët e Teutës.

63’ Pas një goditje këndi, Qaqi me kokë kalon Tafas por jo Zhongon i cili devijon sferën para se të shkojë në rrjetë. (VIDEO)

56’ Shënon Teuta me anë të Dacit pas një aksioni spektakolar të Filit. Por sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje dhe goli anulohet. (VIDEO)

52’ Daja pason rrezikshëm mbrapa për Vatën i cili del nga zona dhe largon me këmbë para Rashitit i cili po i afrohej.

49’ Beqja provon me një gjuajtje të fortë diagonale, sfera përfundon në rrjetën e jashtme të portës së Tafas. (VIDEO)

48’ Rivas shpërthen në krahun e majtë, por në fund është Jazxhi ai i cili i heq topin nga këmbët para se të hyjë në zonë.

46’ Rivas merr vendin e  Bashës në radhët e Kukësit në fillimin e pjesës së dytë.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Momoh nuk mund të vazhdojë më pas dëmtimeve të njëpasnjëshme dhe i lë vendin Fejzajt në fushë.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

40” Rast i pabesueshëm për Hasajn i cili pas një topi nga prapavija shfaqet i vetëm para Vatës, por dërgon topin jashtë. (VIDEO)

38’ Beshiraj lë fushën e lojës ndërsa është Rashiti ai i cili merr vendin e tij.

29’ Dominim i plotë në lojë i Teutës, që kërkon me çdo mënyrë të shënojë, por humb shpesh topin në kufijtë e zonës së rreptësisë së Kukësit.

24’ Vetë Hasaj provon me një goditje dënimi ballore që kalon mes murit mbrojtës, por mbërrin në duart e Tafas. (VIDEO)

23’ Hasaj niset në kundërsulm të rrezikshëm dhe Jazxhi detyrohet ta ndalë me faull për të shmangur probleme në portën e tij.

21’ Mundësi e mirë e Teutës për të shënuar, këtë herë me topin që mbetet në këmbët e Jazxhi në zonë, pro gjuajta e tij devijohet jashtë.

13’ Tjetër tentativë e Dacit, këtë herë nga e majta, por një devijim çon topin në rrjetën e jashtme në të djathtën e Tafas. (VIDEO)

11’ Goditje e fortë e Dacit nga e djathta, Tafas e grushton dhe më pas kontrollon harkimin e sulmuesit. (VIDEO)

6’ Kruja nga e djathta lëshon një harkim perfekt në zonë për Arifin i cili devijon lehtë para Tafas dhe ky i fundit vë sferën nën kontroll. (VIDEO)

5’ Arifi depërton mes shumë fanellash të skuadrës mike dhe provon me një gjuajtje në kufijtë e zonës, sfera shkon në duart e Tafas. (VIDEO)

1’ Menjëherë rrezikshëm durrsakët me një harkim të Gjinollarit, Lala largon topin më vështirësi në këndore.

1’ Nis dueli në “Niko Dovana” me shkelmimin nga qendra të miqve.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Vata, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Gjinollari, Beqja, Arifi, Kruja, Fili, Daja, Daci

Trajner: Edi Martini

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Lala, Zhongo, Reçi, Momoh, Mbarak, Hasaj, Basha, Salami, Beshiraj

Trajner: Stavri Nica

WhatsApp Image 2023-09-27 at 19.28.04

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"