VIDEO/ “Nuk i thotë të vërtetën as doktorit”, Guardiola prish intervistën e Agueros: Po i merr të gjithë në Majemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 22:15

VIDEO/ “Nuk i thotë të vërtetën as doktorit”, Guardiola prish intervistën e Agueros: Po i merr të gjithë në Majemi

Serxhio Aguero dhe Pep Guardiola kishin një takim të veçantë sot në stadiumin e Stambollit ku nesër Mançester Siti do të përballet me Interin. Ndërsa ish-sulmuesi i Mançester Sitit po jepte intervistë për “ESPN Argentina”, trajneri i “qytetarëve” u afrua për ta përshëndetur, duke u tallur me të.

ddddddddd

“Çdo gjë që thotë është gënjeshtër. Nuk ia thotë të vërtetën as doktorit”, tha duke qeshur Guardiola para se të përshëndetej me argjentinasin të cilin e ka drejtuar në radhët e klubit anglez nga viti 2016, deri në vitin 2021.

Dhe para se Aguero të përgjigjej ai vazhdon me batutat. “Po i merr të gjithë në Majemi. Leo ka mbërritur atje?”, tha Guardiola, duke bërë humor me faktin se Aguero është zhvendosur vetë në Majemi dhe po jeton në SHBA.

“Po i mbledh pak a shumë të gjithë”, iu përgjigj ai, ndërsa të dy u ndanë miqësisht, me trajnerin i cili e ftoi të takoheshin më vonë në hotel me pjesën tjetër të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"