VIDEO/ Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Xherdan Shaqiri gjen golin e parë këtë sezon me Çikagon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 13:20

VIDEO/ Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Xherdan Shaqiri gjen golin e parë këtë sezon me Çikagon

Xherdan Shaqiri shënoi golin e tij të parë në këtë sezon me fanellën e Çikagos.

GHvIRx5XgAAfnRT

Sulmuesi me origjinë shqiptare realizoi me penallti në ndeshjen ndaj Sinsinatit. 32-vjeçari mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe nuk gaboi duke dërguar topin në një krah dhe portierin nga krahu tjetër. (VIDEO)

Megjithatë, Shaqiri nuk mundi të festonte plotësisht pasi skuadra e tij u mposht me shifrat 2-1.

Ky është sezoni i tretë për Xherdanin në Amerikë aty ku u transferua në vitin 2022 nga Lioni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"