VIDEO/ Një tjetër skuadër hedh hapin e sigurt për në finalen e NBA, Sëlltiks marrin humbjen e tretë në Lindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 9:40

VIDEO/ Një tjetër skuadër hedh hapin e sigurt për në finalen e NBA, Sëlltiks marrin humbjen e tretë në Lindje

Majemi Hit hedh një tjetër hap të sigurt për në finalen e madhe të NBA, duke mundur dhe në finalen e tretë Boston Sëlltiks me rezultatin 128-102.

miami hit bosto selltiks

Hit mund të quhet si surpriza e këtij viti, pasi sezonin e rregullt e mbylli në vendin e tetë.

Në sfidën e tretë të zhvilluar në “Kaseya Center”, ai që shkëlqeu ishte 26-vjeçari nigerian, Gabe Vinsent, me 29 pikë, 3 asiste dhe 2 topa në tabelë.

Ndeshja e radhës do të luhet më 24 maj, në orën 2:30 të mëngjesit, sërish në Majemi, me Hit që tashmë janë vetëm një fitore larg titullit në Lindje dhe finales së madhe të NBA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"