VIDEO/ Një shqiptar dhe një serb bëhen bashkë për Milanin, brohorasin me të madhe para “San Siros”: Forca…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 12:30

VIDEO/ Një shqiptar dhe një serb bëhen bashkë për Milanin, brohorasin me të madhe para “San Siros”: Forca…

Milani luajti një sfidë të rëndësishme përballë Dortmundit në Ligën e Kampionëve, duke u mundur brenda në “San Siro” me rezultatin 1-3.

milan

Edhe pse humbja dhemb, klubi kuqezi ka nisur një trend të ri në “Tiktok” ku pyet tifozë të ndryshëm se nga kanë ardhur për të ndjekur skuadrën e Piolit, për të treguar se mbështetja është e madhe nga e gjithë bota.

Në videon e fundit të postuar, shihet se për të mbështetur Milanin nga afër, janë bërë bashkë një tifoz shqiptar, një serb dhe një malazez. Të tre ata tregojnë se nga janë dhe së bashku me maskotën e “Djallit” brohorasin para “San Siros”: Forca Milan!

@acmilan A ❤️? world ? #MilanBVB #UCL #ACMilan #footballfans #tifosi #TikTokCalcio #TikTokFootball ♬ suono originale – AC Milan

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"