VIDEO/ Një penallti në shtesë bën diferencën, Egnatia mund Laçin në transfertë dhe hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 0:02

VIDEO/ Një penallti në shtesë bën diferencën, Egnatia mund Laçin në transfertë dhe hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Kupës

Një gol i shënuar në minutat shtesë nga pika e bardhe e penalltisë, i ka dhënë Egnatias fituese të Kupës në fuqi, një mundësi të shkëlqyer për të shkuar në gjysmëfinalet e këtij turneu. Rrogozhinasit kanë mundur në transfertë me shifrat 1-0 Laçin dhe tashmë janë më të qetë për ndeshjen e kthimit ndaj kurbinasve.

Laci-Egnatia

Në një sfidë shumë të luftuar, dy skuadrat krijuan raste, por nuk ishin në gjendje të shënonin në portat përkatëse. Për të parë golin e vetëm të ndeshjes u deshën minuta shtesë të saj, kur Silva shkaktoi penallti për një ndërhyrje të gabuar, Aleksi nuk gaboi nga pika e bardhe dhe me golin e tij i dha suksesin minimal Egnatias për këtë përballje.

LAÇI 0-1 EGNATIA
90’+5′ (p) Aleksi

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Egnatias.

90’+6’ Mjaki merr vendin e Silva në radhët e Laçit.

90’+5′ GOOOL EGNATIA! Shënon Aleksi me penallti. (VIDEO)

90’+2’ Penallti për Egnatian! Lubas rrëzohet në zonë pas një kontakti me Silva dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime, duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

80′ Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Bibo dhe Melo zëvendësojnë Prodanin dhe Manellarin.

72′ Aleksi shkakton faull ndaj Ujkës, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

68’ Prodani harkon në zonë, Zhoel bën detyrën dhe largon topin.

65′ Zejnullai dhe Drame largohen nga loja, zëvendësohen nga Ibrahimoglu dhe Zhoel.

60’ Sobouejll nuk e arrin topin, Malota largon rrezikun.

55′ Myrta lë fushën e lojës, ka minuta për Ujkën.

54′ Largohet Barjamaj, në lojë futet Tresa.

49’ Fernando harkon drejt zonës, kurbinasit për pak shënojnë autogol. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë e sfidës!

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë pa gola!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44’ Spahiu provon me të majtën, topi përfundon jashtë fushës. (VIDEO)

38′ Kurbinasit pretendojnë për një prekje me dorë të Xhemajlit, arbitri vijon me lojën. (VIDEO)

30′ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kurtit, Spahiu ndëshkohet me karton të verdhë.

28’ Zejnullai tenton të gjuajë por nuk arrin tja dalë. (VIDEO)

22’ Ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Spahiut, Kurti ndëshkohet me karton të verdhë.

15’ Sobouejll shkëputet dhe lëshon predhën drejt portë, por Sherri tregohet i vëmendshëm dhe bën një pritje mjaft të mirë. (VIDEO)

8’ Ndreca tenton të befasojë Dajsinanin, por ky i fundit bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Da Silva, Zhunior, Dajko, Kurti, Manellari, Kryeziu, Barjamaj, Myrta, Prodani, Sobouejll

Trajneri: Mirel Josa

EGNATIA: Sherri, Ndreca, Xhemajli, Malota, Fangaj, Fernando, Aleksi,  Zejnullai, Spahiu, Drame, Montenegro

Trajneri: Edlir Tetova

WhatsApp Image 2024-02-21 at 12.57.40

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"