VIDEO/ Një mbrojtës bën heroin në derbi, Kacbufi i dhuron 3 pikët Erzenit ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 22:56

VIDEO/ Një mbrojtës bën heroin në derbi, Kacbufi i dhuron 3 pikët Erzenit ndaj Teutës

Erzeni ka mposhtur Teutën në “Niko Dovana” në duelin e vlefshëm për javën e 8-të në Kategorinë Superiore.

TEUTA

Një derbi shumë emocionues ku nuk kanë munguar rastet, gol i anuluar, tensione si dhe goli vendimtar.

Në minutën e 43′ Kahrimanoviçit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje ndërsa në të 79′ mesfushori kroat u bë sërish protagonist. Ai i dha asist Kacbufit i cili e ktheu në golin e fitores.

Kështu Erzeni largohet me 3 pikët nga “Niko Dovana” dhe ngjitet në vendin e 6-të me 11 pikë.

TEUTA 0-1 ERZENI

79′ Kacbufi

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet dueli në “Niko Dovana”.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

88′ Largohen Zeka dhe Kahrimanoviç zëvendësohen nga Kiqina dhe Kote.

79′ GOOOL ERZENI 0-1!  Kahrimanoviç harkon nga goditja e lirë dhe gjen Kacbufin, ky i fundit gjuan me kokë dhe kalon në avantazh ekipin e tij. (VIDEO)

76’ Largohet Migone zëvendësohet nga Rojas.

74’ Zeka dhe Gjumsi ndëshkohen me karton të verdhë, tensionohet sfida. (VIDEO)

73’ Daja lë fushën e lojës, ka minuta për Boçin.

67′ Meçja lë fushën e lojës ka minuta për Pjetrin.

64’ Pas një rrëmujë në zonë, Beqja gjuan drejt portës por Kacbufi bën heroin dhe pret një gol të sigurt. (VIDEO)

56’ Tre zëvendësime nga Teuta! Largohet Karabeci, Kotobelli dhe Daci. Në lojë futen Arifi, Gjumsi dhe Gjata.

50’ Mihana godet drejt portës, topi përfundon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

48’ Kahrimanoviç gjuan nga goditja e lirë, topi shkon drejt e në duart e Demës. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e duelit.

45’ Akordohen 2 minuta shtesë.

43’ Kahrimanoviç shënon një supergol, anësori e anulon për pozicion jashtë loje. E konfirmon edhe arbitri Xhaja(VIDEO)

39′ Daci gjuan drejt portës, topi përfundon drejt e në duart e portierit Hasanbelli. (VIDEO)

37’ Kahrimanoviç gjuan nga goditja e lirë, topi përfundon në zonë dhe shijakasit pretendojnë për një prekje me dorë nga ana e Kotobellit. (VIDEO)

36’ Kotobelli shkakton faull ndaj Zekës, ndëshkohet me karton të verdhë.

26’ Karabeci gjuan nga goditja e lirë, topi bllokohet nga muri mbrojtës. (VIDEO)

25’ Migone shkakton faull ndaj Filit, ndëshkohet me karton të verdhë.

18’ Mihana tenton të harkojë për Meçjan në zonë, por Jazxhi ndërhyn në momentin e fundit dhe largon rrezikun. (VIDEO)

10’ Daja shkakton faull ndaj Zekës, ndëshkohet me karton të verdhë.

6’ Maliqi lëshon predhën drejt portës së Demës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin. (VIDEO)

5′ Mihana ka një mundësi të mirë për të pasuar, por preferon të godasë vetë dhe topi shkon jashtë. (VIDEO)

3’ Daci gjuan drejt portës por topi shkon shumë pranë me shtyllën dhe përfundon jashtë.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Karabeci, Beqja, Daja, Gjinollari, Fili, Daci

Trajner: Edi Martini

ERZENI: Hasanbelli, Kacbufi, Atanda, Peposhi, Alba, Maliqi, Kahrimanoviç, Migone, Meçja, Zeka, Mihana

Trajner: Alfred Deliallisi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"