VIDEO/ Një gol i rrallë, penallti e pritur dhe shumë emocione. Partizani dhe Egnatia ndajnë pikët në duelin mes pretendentëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2023 | 23:58

VIDEO/ Një gol i rrallë, penallti e pritur dhe shumë emocione. Partizani dhe Egnatia ndajnë pikët në duelin mes pretendentëve

Partizani dhe Egnatia kanë ndarë pikët në kryendeshjen e kësaj jave në Kategorinë Superiore. Dy skuadrat pretendente e kanë mbyllur 1-1 ndeshjen mes tyre në “Arenën e Demave” në një sfidë që dhuroi shumë emocione.

bandicam 2023-09-18 18-31-07-055

Sfida nisi me një gol të bukur të Partizanit nga Bintsuka, por më pas vazhdoi me një kryevepër të rrallë të Fernandos, i cili shënoi me një goditje nga distanca që nuk i dha mundësinë të reagonte Hoxhës. Rrogozhinasit kishin rastin e artë për të kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë, kur fituan penallti, por Hoxha priti gjuajtjen e Duamenës.

Pjesa e dytë pa lojë të hapur nga dy skuadrat, që lejuan më shumë hapësira në prapavijë. Por në fund asnjëra nuk diti të gjente përsëri rrugën e rrjetës dhe u desh të kënaqej me një pikë në këtë barazim.

PARTIZANI-EGNATIA 1-1
6′ Bintsuka / 22′ Fernando

NGJARJET KRYESORE

90’+12’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+9’ Koçijan ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Duamenës.

90’+8’ Mëllugja merr vendin e Paulauskas në radhët e Egnatias.

90’+6’ Duamena ka një mundësi të shkëlqyer teksa futet në zonë nga e djathta, gjuajtja e tij grushtohet nga Hoxha. (VIDEO)

90’+4’ Partizani provon me një goditje dënimi nga e djathta, topi i harkuar në zonë kontrollohet nga Sherri.

90’ Jepen 8 minuta shtesë në fundin e këtij takimi.

89’ Lila ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Rrapajt.

85’ Grezda merr vendin e Taipit në fushën e lojës.

84’ Krosim perfekt i Taipit nga e djathta, Sota me kokë në shtyllën e dytë gabon i vetëm para Sherrit duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

83’ Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Zekollit.

82’ Fangaj dhe Ndreca i lënë vendin në fushë Memollës dhe Lilës në radhët e Egnatias.

79’ Duamena rrotullohet në zonë dhe pason te Paulauskas, Zekolli i vëmendshëm e devijon sferën në këndore para se të shkojë të sulmuesi.

78’ Rast i artë për Duamenën i cili mund të provojë nga e majta, diagonalja e tij nuk gjen portën e Hoxhës. (VIDEO)

75’ Bintsuka dhe Cara i lënë vendin në fushë Mba dhe Kekos në minutat e mbetura të sfidës.

74’ Bintsuka nuk mund të vazhdojë më për shkak të një dëmtimi, por qëndron për numër në fushë derisa të kryhet zëvendësimi.

72’ Zejnullai dhe Janku marrin vendin e Isgandarli dhe Spahiut në radhët e Egnatias.

71’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

70’ Murataj përpiqet të shënojë edhe ai me një diagonale fluturimthi. Megjithatë, nuk ka shënjestrën e duhur për të gjetur katërkëndorin e Sherrit. (VIDEO)

68’ I zakonshmi Rrapaj tenton portën në pozicion ballor. Këtë herë goditja e tij bllokohet nga mbrojtësit kundërshtarë që përpiqen të mbyllin çdo hapësirë për futbollistin e të kuqve.

60’ Cara niset drejt zonës në të djathtën, Xhemajli ndërhyn në mënyrë perfekte dhe i heq topin nga këmbët duke e çuar në këndore.

58′ Një pasim interesant në të majtën sheh Atanaskoskin të provojë të majtën e tij, pa shënjestrën e duhur.

56’ Fernando pason për Duamena i cili gjuan me të majtën, por gjen përgjigjen e Hoxhës i cili grushton topin. (VIDEO)

54’ Vjen një tjetër gjuajtje nga jashtë zonës e Rrapajt, këtë herë sfera fluturon lart mbi traversën e Sherrit. (VIDEO)

53’ Goditje dënimi për të kuqtë para zonës së Egnatias, tenton Rrapaj por gjuajtja e tij përfundon në duart e Sherrit. (VIDEO)

50’ Duamena i afrohet rrezikshëm zonës së të kuqve dhe provon të gjuajë por sheh që tentativa e tij të bllokohet.

46’ Mundësi e artë për të kuqtë pasi Bintsuka nga e majta pason në qendër për Taipin, por ky i fundit në ecje e sipër gjuan jashtë.

46’ Partizani e nisme zëvendësim pjesën e dytë pasi Zekolli merr vendin e Bilalit në fushë.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’+1’ Hoxha pret penalltinë e Duamenës. (VIDEO)

45; Jepen 5 minuta shtesë.

42’-44’ Fangaj i vjedh topin në zonë Bytyçit dhe niset drejt portës, ai rrëzohet pas një kontakti dhe për gjyqtarin Hamiti fillimisht duhet që loja të vazhdojë. Më pas ai ftohet nga VAR të shohë pamjet dhe akordon penallti për Egnatian. (VIDEO)

39’ Pas disa minutash me klojë të hapur nga të dy skuadrat, ritmi i aksioneve sulmuese ka rënë.

41’ Vjen kartoni i verdhë edhe për Rrapajn pas në përplasje në mesfushë.

33’ Mehmeti i dëmtuar i lë vendin në fushë Koçijan.

32’ Ndreca harkon nga e majta, topi shkon te Paulauskas i cili mposht Hoxhën me një gjuajtje me kokë por sfera ndalet nga shtylla e më pas largon mbrojtja. (VIDEO)

28’ Rrapaj rrotullohet para zonës dhe nga distanca lëshon një predhë që ndalet nga traversa. (VIDEO)

27’ Isgandarli ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

22’ GOOOL EGNATIA! Supergol i rrallë i Fernando i cili mban topin në ajër dy herë dhe pastaj e çon fluturimthi në rrjetën e të kuqve. (VIDEO)

21’ Bintsuka shmang dy mbrojtës dhe tenton me të majtën, por goditja e tij fluturon mbi traversë. (VIDEO)

21’ Spahiu nxjerr Paulauskas të vetëm në zonën kundërshtare, por ky i fundit bllokohet nga Sota në momentin e fundit. (VIDEO)

20’ Sulm i shpejtë i Partinit në të djathtën me Rrapajn i cili gjuan në portë, por gjen përgjigjen e Sherrit, i cili grushton. (VIDEO)

18’ Harkim i Fernandos nga e majta e sulmit, Paulauskas gjuan me kokë por topi devijohet dhe përfundon në këndore. (VIDEO)

17’ Bytyçi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Duamenës.

8’ Paulauskas tenton të hyjë në zonë në krahun e djathtë, Bytyçi e bllokon para se të shfaqet rrezikshëm para Hoxhës.

6’ GOOOL PARTIZANI! Bintsuka kalon në avantazh të kuqtë pas një kombinimi me Taipin në krahun e djathtë. (VIDEO)

5’ Ritëm i ulët në minutat e parë teksa skuadrat janë shumë të kujdesshme për të mos lënë hapësira.

1’ Nis dueli në “Arenën e Demave”.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Hoxha, Atanaskoski, Sota, Bilali, Bytyçi, Mehmedi, Rrapaj, Murataj, Taipi, Cara, Bintsuka.
Trajner: Zoran Zekiç

EGNATIA: Sherri, Xhemajli, Malota, Fangaj, Ndreca, Aleksi, Isgandarli, Spahiu, Fernando, Duamena, Paulauskas.
Trajner: Edlir Tetova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"