VIDEO/ Një gol “alla Del Piero” i jep fitoren Dinamos në shtesë, Teuta “qan” dy penalltitë e humbura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 23:56

VIDEO/ Një gol “alla Del Piero” i jep fitoren Dinamos në shtesë, Teuta “qan” dy penalltitë e humbura

Dinamo ka fituar sot ndeshjen e prapambetur ndaj Teutës dhe e sheh veten përsëri në katërshen e parë të kampionatit,. Blutë e Mehmetit kanë fituar një ndeshje në mënyrë dramatike, pasi është vendosur nga një gol në shtesën e sfidës.

bandicam 2024-04-03 17-59-35-176

Ka qenë Teuta në fakt ajo që i ka shkuar më afër golit, duke e kërkuar vazhdimisht në pjesën e parë, teksa shpërdoruan penallti me Peposhin, i cili u ndal dy herë nga Sali. Ndërkaq, në fraksionin e dytë të lojës, skuadrat ishin më të kujdesshme dhe rastet e rëndësishme për gol munguan.

Megjithatë, në fund ishte një veprim spektakolar i Denison ai i cili zgjidhi ndeshjen me një gol në shtesë që solli tre pikët për Dinamon dhe vendin e katërt në renditje për blutë, të cilët zbehin gjithashtu edhe pretendimet e Teutës për të qenë mes katër më të mirave në këtë sezon.

DINAMO-TEUTA 1-0
90’+3′ Denison

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Dinamos.

90’+5’ Mija merr vendin e Qefaliajt në radhët e bluve.

90’+3’ GOOOL DINAMO! Denison shënon një supergol me një goditje nga e majta e zonës duke çuar topin në shtyllën e dytë. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ Denison tenton portën, por nuk ka forcën për të mposhtur Vatën.

85’ Zabërgja i lë vendin në fushë Bardhit në radhët e Dinamos.

83’ Peposhi lë fushën e lojës, duke i bërë vend Faust në radhët e durrsakëve.

75’ Denison niset me shpejtësi drejt zonës, Jazxhi e ndal me mjeshtëri duke i mohuar një mundësi për të rrezikuar portën.

73’ Tahiri është futbollisti i radhës i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

71’ Qaqi merr vendin e Gjinollarit në radhët e Teutës.

68’ Lloci ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

66’ Smaçi provon nga një distancë e largët. Devijimi i topit nuk befason Vatën, i cili pret në pozicion. (VIDEO)

64’ Zabërgja provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera ndalet nga mbrojtja e durrsakëve.

60’ Gjini përfundon gjithashtu në listën e futbollistëve të ndëshkuar me karton të verdhë.

59’ Tjetër top në thellësi i Krujës nga e djathta, Sali del dhe kontrollon sferën.

58’ Daja i lë vendin në fushë Filit te durrsakët, të cilët kërkojnë të shtojnë forcat në sulm.

54’ Kruja nga e djathta harkon në zonë për Beqjen, gjuajtja e këtij të fundit me kokë shkon në duart e Salit. (VIDEO)

50′ Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë duke ndalur një kundërsulm të Tahirit.

46’ Pjesa e dytë nis më zëvendësim te Dinamo, ku Tahiri merr vendin e Meksit.

45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

41’ Top në thellësi për Zabërgjën i cili shkakton faull ndaj Vatës. Karton i verdhë edhe për futbollistin e bluve.

37’ Daja ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të Dinamos.

37’ Sali pret edhe penalltinë e dytë të Peposhit. (VIDEO)

35’ Peposhi gjuan penalltinë por sfera ndalet nga Sali. Lloci me shpejtësi vjen dhe shtyn sferën në rrjetë me kokë. Penalltia duhet të përsëritet pasi ka hyrje në zonë të lojtarëve. (VIDEO)

33’ Penallti për Teutën! Daja merr topin në krahun e majtë të sulmit dhe hyn në zonë, Smaçi ka një kontakt me të dhe rrëzon mesfushorin e durrsakëve. Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

27’ Dalje e gabuar e Vatës për të larguar topin, Jazxhi zgjidh situatën duke çuar sferën në anësore.

22’ Gudiabi ndëshkohet me karton të verdhë për një reagim pas një faulli në mesfushë.

21’ Është Gjini lojtari i radhës i durrsakëve i cili vë në provë Salin me një gjuajtje me kokë, portieri është në pozicion.

18’ Pas një goditje dënimi, Jazxhi me kokë gjuan nga e djathta, por godet shtyllën. Më pas mbrojtësi shkakton faull dhe aksioni ndalet. (VIDEO)

15’ Tjetër goditje nga këndi për Teutën dhe përsëri është Peposhi ai në pozicion gjuajtje nga jashtë zonës, duke mos gjetur katërkëndorin me tentativën e tij. (VIDEO)

13’ Pas një goditje nga këndi, Peposhi gjuan nga jashtë zonës duke gjetur Salin të vëmendshëm. (VIDEO)

9’ Gjinollari ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Lorran.

4’ Beqaj tenton në të djathtën e sulmit të durrsakëve me një goditje mbi Salin, sfera nuk gjen portën.

2’ Lorran gjuan nga ana tjetër nga distanca, sfera kalon mbi traversë.

2’ Menjëherë rrezikshëm Teuta që tund rrjetën pas një depërtimi në zonë të Peposhir, por ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Lorran, Qefalija, Meksi, Gudiabi, Smaçi, Zabërgja, Denison.
TRAJNERI: Dritan Mehmeti

TEUTA: Vata, Jazxhi, Gjini, Kruja, Kotobelli, Gjinollari, Daja, Beqja, Lloci, Peposhi, Daci,
TRAJNERI: Edi Martini

WhatsApp Image 2024-04-03 at 5.58.39 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"