VIDEO/ Një gabim i kushton shtrenjtë Ballkanit, mundet në “Air Albania” nga çekët dhe tani ka “finale” për kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 0:17

VIDEO/ Një gabim i kushton shtrenjtë Ballkanit, mundet në “Air Albania” nga çekët dhe tani ka “finale” për kualifikimin

Ballkani ka bërë një hap të gabuar duke dëmtuar rëndë shanset që ka për t’u kualifikuar në fazën tjetër në Ligën e Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është mundur sot në “Air Albania” nga Viktoria Plzen, në një sfidë që mund ta kishte fituar duke parë çfarë prodhoi në pjesën e parë të duelit.

bandicam 2023-11-30 18-43-57-092

Skuadra kosovare krijoi më shumë lojë e raste në pjesën e parë, duke iu afruar golit të avantazhit, teksa në të dytën kishte më pak ritëm dhe vuajti edhe trysninë e miqve, në fund, nëj dalje e gabuar e portierit Koliçi solli golin e Plzen që siguroi kështu një fitore minimale.

Kështu, kampionëve të Kosovës tashmë u duhet një fitore ndaj Dinamo Zagrebit në transfertë për t’u kualifikuar, duke e bërë një “finale” të mirëfilltë ndeshjen e fundit në grup.

BALLKANI-V. PLZEN 0-1
81′ Shulc

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Viktoria Plzen.

90; Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Berisha dhe Trashi i lënë vendin në fushë Dulajt dhe Ismajlgecit.

85’ Shulc gjen hapësira në krahun e djathtë dhe gjuan por po gjetur katërkëndorin e Koliçit.

81’ Dalje e gabuar e Koliçit dhe vjen menjëherë ndëshkimi pas një goditje këndi kur Shulc me kokë gjen golin e avantazhit. (VIDEO)

74’ Jashanica provon me një goditje dënimi, sfera fluturon mbi katërkëndor.

70’ Karrica i lë vendin në fushë Manajt në radhët e Ballkanit.

68’ Berisha nis një pasim nga e djathta, topi devijohet rrezikshëm dhe përfundon në duart e portierit.

65’ Zyba gabon në një devijim që kthehet në asist për Buça, gjuajtja e këtij të fundit për fat përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

64’ Gripshi merr fundoren në krahun e djathtë, por pastaj nuk arrin të harkojë siç duhet duke kaluar sferën mbi traversë.

60’ Sikora ka një mundësi të artë shënimi me një gjuajtje nga e djathta por Koliçi devijon sferën në këndore. (VIDEO)

57’ Harkim i Thaqit nga e djathta, Kuç me kokë nuk gjen portën e miqve.

55’ Qarkullim i gjatë i topit i skuadrës kosovare, që kërkon të gjejë hapësira për të tentuar portën.

50’ Kalvaç tenton nga distanca, Koliçi përgjigjet i vëmendshëm ndaj tentativës drejt portës.

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45′ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Dveh ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Gripshit.

43’ Një goditje dënimi e Moskuera vë në provë Koliçin i cili zgjatet dhe mbërthen topin në të djathtën.

41’ Sulm i shpejtë i skuadrës mike nga e majta, Kliment ia del të devijojë para Koliçit por për fat çon sferën jashtë. (VIDEO)

35’ Karrica nga e djathta tenton të gjejë rrjetën në shtyllën e dytë, portieri devijon në këndore. (VIDEO)

33’ Gripshi provon vetë nga distanca, sfera përfundon jashtë katërkëndorit të skuadrës çeke. (VIDEO)

31’ Gripshi niset në një kundërsulm të shpejtë dhe nis Thaqin në të djathtën, por harkimi i këtij të fundit përfundon në duart e portierit mik.

24’ Pas një goditje dënimi, Kliment ka mundësinë të gjuajë në portë, por Koliçi është i vëmendshëm dhe pret tentativën e tij. (VIDEO)

19’ Karrica lëshon një gjuajtje të fortë por ajo është ballore dhe ndalet në duart e portierit mik. (VIDEO)

14’ Në vijimin e goditjes së këndit, Zyba me kokë provon por sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

13’ Pas një goditje dënimi me skemë, Kuç gjuan me kokë por një mbrojtës largon rrezikun në vijën fatale. (VIDEO)

8’ Sykora provon nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e skuadrës kosovare.

7’ Top i gjatë në thellësi për Karricën, i cili nuk ia del të kontrollojë mirë sferën dhe e shtyn para duke e çuar në duart e portierit kundërshtar. (VIDEO)

6’ Një dalje e gabuar e portierit mik bën që Zyba të provojë nga gjysmëfusha të shënojë, por pa shumë sukses.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

sdsdsdfsdfsdfsdfsdf

WhatsApp Image 2023-11-30 at 5.53.27 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"