VIDEO/ Nikaj bën heroin kundër Laçit, Skënderbeu ngjitet në zonën e “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 23:56

VIDEO/ Nikaj bën heroin kundër Laçit, Skënderbeu ngjitet në zonën e “Final 4”

Skënderbeu ka mposhtur në transfertë Laçin në sfidën e javës së 26-të të Superiores.

laci skenderbeu

Në pjesën e parë kurbinasit patën më shumë shanse për të kaluar në avantazh, por futbollistët nuk arritën të finalizonin si duhet.

Ndërsa në të dytën, duhej të vinte minuta e 90′ që të shënohej goli i parë dhe i vetëm i sfidës. Falë një kundërsulmi, Nikaj arriti të zhbllokonte sfidën në minutën e 90′ dhe ti dhuronte 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në vendin e 4-të me 37 pikë, ndërsa Lacci mbetet në vendin e 7-të me 30 pikë.

LAÇI 0-1 SKËNDERBEU

90′ Nikaj

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida, fiton Skënderbeu!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90’ GOOOL SKËNDERBEU 0-1/Pas një kundërsulmi, Kabrel pason për Nikaj, ky i fundit nuk gabon dhe shkund rrjetën e Dajsinanit. (VIDEO)

82′ Rabiu ndëshkohet me karton të verdhë.

81’ Kryeziu harkon në zonë, Melo gjuan me kokë por nuk arrin të shënjestrojë si duhet portën e Aliajt. (VIDEO)

72’ Zëvendësimi i parë nga Skënderbeu. Largohet Rashica, në lojë futet Kabrel.

70’ Merr fund sfida për Ujkën, Qato futet në fushë.

60’ Tresa lë fushën e lojës, ka minuta për Barjamaj.

59’ Melo lëshon predhën drejt portës, por traversa i mohon supergolin. (VIDEO)

58’ Nikaj gjuan drejt portës, Dajsinani bën një pritje të mirë. (VIDEO)

56’ Juri gjuan drejt portës, por topi devijohet dhe shkon jashtë.

54’ Largohet Manellari, në lojë futet Myrta.

53’ Goditje potente nga Juri, topi shkon sipër traversës. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45′ Mbyllet pjesa e parë!

41’ Kryeziu gjuan nga goditja e dënimit, por topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

37’ Sobouejll provon të pasojë në zonë, por nuk gjen asnjërin nga shokët e skuadrës. (VIDEO)

34’ Ujka nxjerr një super top për Sobouejll, por ky i fundit gabon me shënjestrën. (VIDEO)

26’ Rashica tenton të gjuajë drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe topi shkon jashtë. (VIDEO)

23’ Melo provon me roveshatë por topi pritet nga Dajsinani. (VIDEO)

15’ Dumfur godet nga distanca, por topi ndalet nga njëri prej mbrojtësve të Laçit. (VIDEO)

11’ Sobouejll pason për Manellarin, ky i fundit humbet shansin e artë për të kaluar Laçin në avantazh. (VIDEO)

8’ Vangjeli harkon drejt zonës, Prençi gjuan me kokë por topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

6’ Nikaj pason drejt Rashicës, ky i fundit gjuan por Dajsinani tregohet i vëmendshëm dhe arrin ta presë. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kristian, Prodani, Kryeziu, Manellari, Tresa, Melo, Barjamaj, Sobouejll.

Trajner: Mirel Josa

SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gërço, Rabiu, Dumfur, Juri, Liço, Nikaj, Rashica.

Trajner: Ivan Govzdenoviç

WhatsApp Image 2024-03-01 at 12.51.55

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"