VIDEO/ Nga lojërat tek zgara dhe një ditëlindje, ja si e kaluan kuqezinjtë ditën e pushimit në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2024 | 22:18

VIDEO/ Nga lojërat tek zgara dhe një ditëlindje, ja si e kaluan kuqezinjtë ditën e pushimit në Gjermani

Kombëtarja kuqezi mbërriti pardje në Gjermani dhe ishte ekipi i parë që shkoi për të luajtur në EURO 2024. 

gjh

Dje ka qenë një ditë speciale për futbollistët dhe stafin pasi trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, kishte caktuar ditën e diel si pushim.

Ata janë argëtuar në kompleksin Kaiserau me lojëra të ndryshme por edhe duke bërë zgarë. Në një video të publikuar në faqen zyrtare të federatës shfaqet ndihmësi i trajnerit, Zabaleta duke pjekur në zgarë. Ambienti duket shumë pozitiv edhe i ngrohtë teksa kanë festuar edhe ditëlindjen e njërit prej pjesëtarve të stafit.

Bëjmë me dije që sot ekipi do të ketë dy seanca stërvitore të mirëfillta në orën 11:00, ndërsa e dyta do të startojë në ora 17:00. Pritet që tanimë puna të jetë e fokusuar vetëm te kundërshtari i parë në Europian dhe Silvinjo do të detajojë rreshtimin me të cilin do të përballojë skuadrën kampione në fuqi të Europës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"