VIDEO/ Nga e fundit, drejt “Final Four”! Dinamo merr tre pikë me gjuajtjen e parë në portë ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 23:28

VIDEO/ Nga e fundit, drejt “Final Four”! Dinamo merr tre pikë me gjuajtjen e parë në portë ndaj Erzenit

Dinamo ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme përballë Erzenit, teksa është larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe aktualisht e sheh veten në garë për “Fonal Four”. Një fitore e papritur po të merret parasysh ajo që dhuroi skuadra kryeqytetase në orën e parë të lojës.

dinamo erzeni

Për 60 minuta, skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti thuajse nuk ishte në fushën e lojës, pasi vetëm Erzeni krijonte raste të rrezikshme duke gjetur përballë Salin e pakalueshëm. Por një karton i kuq i Atandas ndryshoi gjithçka, pasi blutë gjetën hapësirat që u mungonin dhe dolën përpara.

Dhe me gjuajtjen e parë në portë të tyre, në minutën e 74 të duelit, erdhi goli i vetëm i sfidës, i shënuar nga Hoxha, i cili i siguroi tre pikë të rëndësishme ekipit që u largua kësisoj nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe tashmë e sheh veten momentalisht në garë për “Final Four”.

DINAMO-ERZENI 1-0
74′ Hoxha

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Dinamos.

90’+7’ Prodani kundërsulmon dhe shfaqet para Hasanbelli, por ky i fundit ndalon tentativën drejt portës.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Zabërgja i lë vendin në fushë Prodanit te Dinamo.

89’ Zabërgja merr fundoren në të djathtën dhe pason për Kaçorrin, gjuajtja e tij me finte devijohet jashtë nga Hasanbelli. (VIDEO)

88’ Rohas merr vendin e Peposhit në radhët e Erzenit.

87’ Mundohet edhe Marku nga e djathta të dyfishojë shifrat me një gjuajtje me të majtën, pa gjetur portën shijakase.

84’ Kaçorri gjen hapësirë në të djathtën dhe hyn në zonë duke gjuajtur fort, pa gjetur portën e Hasanbelli.

84’ Smaçi hyn në fushë në vend të Lorran te Dinamo.

80’ Osmanllari i lë vendin në fushë Maliqit në radhët e Erzenit.

74’ GOOOL DINAMO! Vjen goli i avantazhit i bluve pas zhvillimit të një goditje këndi ku Hoxha devijon në rrjetë një pasim të Markut. (VIDEO)

71’ Kiqina hyn në fushë në vend të Meçjes në radhët e Erzenit.

69’ Hoxha del në ndihmë të sulmit dhe tenton nga jashtë zonës, sfera fluturon shumë lart mbi traversë.

64’ Atanda ndëshkohet me karton të kuq. Në një duel në ajër ai godet me taka Kaçorrin. Fillimisht gjyqtari i nxjerr të verdhë dhe pasi ftohet të shohë pamjet me VAR, ndërron mendje dhe e largon nga fusha e lojës. (VIDEO)

62’ Andoni i lë vendin në fushë Mijës në radhët e Dinamos.

60’ Allmuça ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Zekës.

38’ Mihana nga e majta provon me një diagonale nga distanca, Sali përsëri pret topin.

57’ Vila nga e majta pason në qendër për Kaçorrin, Sadiki devijon dhe largon sferën.

50’ Goditje dënimi e ekzekutuar me skemë nga Zeka, gjuajtja grushtohet jashtë nga Sali (VIDEO)

47’ Vila nga ana tjetër harkon në zonë, por mbrojtja shijakase dhe Hysenbelli kontrollojnë me qetësi.

47’ Zeka hyn në qendër nga e djathta dhe lëshon një gjuajtje qendrore të cilën Sali nuk ka vështirësi ta kontrollojë.

46’ Kaçorri merr vendin e Gudiabi në radhët e Dinamos në fillimin e pjesës së dytë.

45’+2′ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

38’ Migone ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Gudiabi.

37’ Provon edhe Kahrimanoviç nga jashtë zonës, Sali në pozicion nuk gabon në kontrollin e sferës. (VIDEO)

33’ Alba gjen mundësinë për të tentuar portën nga distanca, Sali fluturon dhe mbërthen sferën. (VIDEO)

28’ Top në thellësi i Migones për Meçjen, ky i fundit nuk arrin të kontrollojë dhe sfera shkon te Sali.

25’ Zeka dhe Mihana tentojnë të hyjnë mes mbrojtjes së ngjeshur të bluve në zonë, por prapavija e skuadrës së Mehmetit largon rrezikun.

23’ Migone nga e majta, gjen hapësirën për një gjuajtje tokazi, pa shënjestrën e duhur për të kërcënuar portën.

20’ Meçja harkon në qendër për Mihanën i cili gjuan me kokë, por gjen në pozicion Salin e vëmendshëm. (VIDEO)

17’ Fillon të sulmojë skuadra e Erzenit që i afrohet disa herë rrezikshëm zonës kundërshtare por goditjet nga jashtë bllokohen nga mbrojtësit.

14’ Zeka provon të zgjojë skuadrën e  tij me një tentativë nga distanca, sfera përfundon larg katërkëndorit të Dinamos.

9’ Dinamovitët kanë kontrollin e topit teksa mundohen të krijojnë hapësira nga krahët për të harkuar në zonë dhe rrezikuar portën e shijakasve.

6’ Vila nga e majta pason në qendër kur Sadiki largon sferën në këndore.

5’ Pas një goditje këndi, Lorran harkon në zonë ku Hasanbelli grushton e largon rreizkun.

4’ Topi qarkullon nga një anë e fushës në tjetrën, por të dy skuadrat bëjnë shumë gabime në fazën ë krijimit në startin e sfidës.

1’ Nis takimi pas një minute heshtje në kujtim të Rafael Duamenës.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Allmuç, Zabergja, Andoni, Gudiabi, Vila, Denison.
Trajner: Dritan Mehmeti

ERZENI: Hasanbelli, Osmanllari, Sadiki, Atanda, Peposhi, Karimanoviç, Alba, Migone, Zeka, Meçja, Mihana.
Trajner: Alfred Deliallisi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"