VIDEO/ “Nëndetësja” del në sipërfaqe, Dinamo mund Laçin me dy gola dhe hyn plotësisht në garën për “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 23:55

VIDEO/ “Nëndetësja” del në sipërfaqe, Dinamo mund Laçin me dy gola dhe hyn plotësisht në garën për “Final 4”

Dinamo ka mundur sot me shifrat 2-0 Laçin, duke iu afruar përsëri katërshes së parë dhe duke bërë që të harrohen javët e errëta kur gjendej në vendet e fundit të renditjes së Superiores.

bandicam 2023-12-03 16-01-08-565

Skuadra e Mehmetit ka bërë gjithçka siç duhet në sfidën e sotme, teksa ka shënuar nga një gol në fundin e secilës pjesë të lojës, duke mbrojtur më pas me kujdes për të mos pësuar për të katërtën ndeshje radhazi. Sali ka bërë diferencën në momentet kur kërkohej ndërhyrja e tij dhe tashmë blutë janë në vendin e pestë në renditje.

DINAMO 2-0 LAÇI
43′ Andoni, 90′ Bardhi

KOMENTI LIVE:

90’+6’ Mbyllet me fitoren 2-0 të Dinamos sfida në “Niko Dovana”.

90’+4’ De Karvajo merr vendin e Qatos në fundin e sfidës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ GOOOL DINAMO! Kundërsulm i shpejtë i bluve me Tushën i cili gjuan dhe gjen devijimin e Dajsinanit. Bardhi ndjek aksionin dhe shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)

87’ Kaçorri i lë vendin në fushë Bardhit në minutat e fundit të ndeshjes.

84’ Myrta nga ana tjetër mundohet të kalojë një pasim në qendër nga e majta, Sali kontrollon në tokë.

83’ Dinamovitët dalin përsëri në sulm në krahun e djathtë, këtë herë me Markun i cili gjuan me të majtën, por sfera kalon mbi traversë.

81’ Përsëri Denison rrezikon kurbinasit me një devijim në shtyllën e parë pas një goditje këndi, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

80’ Denison shfaqet në të djathtën në pozicion diagonal dhe gjuan në shtyllën e parë, por Dajsinani reagon mirë duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

76’ Qato provon direkt me një goditje dënimi, Sali grushton në këndore. (VIDEO)

76’ Syla dhe Bibo hyjnë në fushë në vend të Manellarit dhe Taleb në radhët e Laçit.

73’ Manellari lëshon një gjuajtje të fortë, Sali grushton e më pas mbrojtja e çon topin në këndore. (VIDEO)

71’ I sapofuturi Tusha shfaqet i vetëm para Dajsinanit por ky i fundit del nga porta dhe kontrollon para këmbëve të sulmuesit.

69’ Vila dhe Gudiabi i lënë vendin në fushë Smaçit e Tushës.

68’ Sobouejll provon në zonë por gjen përgjigjen e Salit, me pas Qato nuk ia del të kthejë sferën drejt rrjetës së portës dinamovite. (VIDEO)

65’ Edhe Ujka provon në kufijtë e zonës, përsëri me një tentativë qendrore që nuk kalon Salin.

63’ Myrta gjuan në ecje e sipër në pozicion ballor, duke çuar topin në duart e portierit kundërshtar. (VIDEO)

57’ Përsëri është Manellari i cili provon nga e majta me një harkim ne shtyllën e dytë, pa gjetur katërkëndorin. (VIDEO)

53’ Manellari provon nga jashtë zonës të gjejë rrjetën, Sali kontrollon gjithçka.

47’ Taleb ndëshkohet me karton të verdhë për një tërheqje ndaj Markut.

46’ Myrta merr vendin e Cenas në radhët e Laçit.

45’+4’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Dinamos pjesa e parë e ndeshjes.

45′ Jepen 4 minuta shtesë.

43’ GOOOL DINAMO! Vjen goli i parë i bluve pas një aksioni të Gudjabi i cili çon sferën ne qendër ku Andoni nuk gabon. (VIDEO)

41’ Lorran ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Qatos në mesfushë.

34’ Pas një goditje këndi të Vilës, Hoxha gjuan me kokë por Dajsinani mbërthen sferën. (VIDEO)

31’ Hoxha ndalon dy herë radhazi gjuajtjet drejt portës së Dinamos, duke larguar rreziqet për katërkëndorin.

30’ Manellari lëshon një gjuajtje shumë të fortë nga e majta, Sali grushton dhe largon sferën. (VIDEO)

26’ Vila pason për Gudiabi, por gjuajtja e mesfushorit devijohet nga mbrojtësit.

25’ Goditje dënimi ballore e Dinamos, Denison provon dhe kalon murin me harkimin e tij por gjen në pozicion portierin e Laçit. (VIDEO)

21’ Ujka i afrohet zonës kundërshtare dhe tenton portën, topi bllokohet nga mbrojtja që nuk lejon rreziqe para Salit.

17’ Janë kurbinasit tanimë që p bëjnë trysni duke mos lejuar Dinamon të krijojë aksione lirshmërisht.

13’ Sobouejll hyn në zonë në qendër dhe bëhet gati të godasë, Marku i heq sferën nga këmbët në momentin e fundit. (VIDEO)

10’ Provon edhe Lorran me një gjuajtje nga distanca, shënjestra është plotësisht e gabuar.

6’ Në goditjen nga këndi, Behiratçe gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Dajsinanit. (VIDEO)

5’ Denison gjen Andonin në të djathtën, gjuajtja e tij devijohet jashtë nga Dajsinani. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Allmuça, Gudjabi, Andoni, Lorran, Vila, Denison, Kaçorri

Trajner: Dritan Mehmeti

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Kurti , Cena, Taleb, Kryeziu, Manellari, Ujka, Qato, Da Silva, Sobouale

Trajner: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"