VIDEO/ Në Rrogozhinë fiton vetëm mërzia, Egnatia dhe Kastrioti barazojnë pa gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 23:01

VIDEO/ Në Rrogozhinë fiton vetëm mërzia, Egnatia dhe Kastrioti barazojnë pa gola

Egnatia dhe Kastrioti kanë barazuar pa gola në Rrogozhinë, sfidë e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.

bandicam 2022-10-01 17-00-01-474

Sfida nisi me një ritëm të lartë nga skuadrat, por më pas të dyja u mbyllën në mënyrë që të mos pësonin.

Në pjesën e dytë krutanët tentuan të surprizonin me kundërsulme vendasit, por protieri Sherri ishte i vëmendshëm në çdo rast.

Kështu Egnatia shkon në kuotën e 8 pikëve në vendin e 6-ë, ndërsa Kastrioti një pozicion më poshtë me 6 pikë.

REZULTATI: EGNATIA 0-0 KASTRIOTI

KOMENTI LIVE:

90+8′ Mbyllet sfida!

90′ Gjyqtari i katërt akordon 6 minuta shtesë.

87′ Zëvendësim i dyfishtë te Egnatia. Largohen Atanda dhe Delarzh, futen Mellugjaj dhe Meçja.

83′ Zëvendësim i dyfishtë te Kastrioti. Largohen Hasani dhe Zogaj, n^ vendet e tyre Prekoçeviç dhe Marinaj.

77′ Delarzh dhe Mehmeti ndëshkohen me karton të verdhë për një përplasje me njëri-tjetrin.

75′ Levendi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

74′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Hamzat dhe futet Levendi.

73′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Morbek, në vendijn e tij futet Ajazi.

62′ Hasani bën një ndërhyrje të palejuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

61′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Fernando dhe në vendin e tij futet Camaj.

57′ Karakaçi tenton një gjuajtje nga distanca, e cila devijohet, por topi përfundon jashtë.

48′ Greca ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

47′ Silvio Zogaj tenton me një gjuajtje nga brenda zonës, por Sherri e ndal.

46′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Mikael dhe futet Bambam.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Mikael lëshon një gjuajtje me kokë, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

45′ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

38′ Loja vazhdon e përqëndruar në mesfushë, me të dyja skuadrat që ruhen.

31′ Ndëshkohet dhe Musta me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Kodrës.

27′ Fernando ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

10′ Fernando përfiton nga një top i ngelur në zonë dhe tenton me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota, Fangaj; Hamzat, Agbekpornu, Fernando, Zejnullai; Musta, Delarzh. Trajner: Edlir Tetova.

KASTRIOTI – Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Hasani, Karakaçi, Mehmeti; Greca, Morberk, Zogaj. Trajner: Emiljano Çela.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Enea Jorgji (Elbasan)

Asistent i parë – Denis Rexha (Tiranë)

Asistent i dytë – Ridiger Çokaj (Lezhë)

Arbitër i katërt – Florjan Lata (Durrës)

VAR – Olsion Yzeiraj (Patos)

AVAR – Emanuela Rusta (Elbasan)

309391382_833460591120480_3916367424441895117_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"