VIDEO/ Në formë të shkëlqyer, sulmuesi shqiptar “abonohet” me golin në kampionatin rumun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 21:13

VIDEO/ Në formë të shkëlqyer, sulmuesi shqiptar “abonohet” me golin në kampionatin rumun

Ermal Krasniqi po kaloj një moment mjaft të mirë në elitën e futbollit rumun, teksa mbrëmjen e sotme gjeti golin e tretë në kampionat me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, në duelin që përfundoi me rezultatin 3-1 për vendasit e Poli Iasit.  

KRASNIQI GOLI

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 52-të, ishte Ermal Krasniqi që realizoi një gol mjaft të bukur, duke zhbllokuar përballjen. Ndërkohë festa e skuadrës së Rapidit të Bukureshtit, zgjati vetëm 3 minuta, pasi Poli Iasi përmbysi shifrat në minutat 55, 88 dhe 90+4. 

Në fushë në këtë duel nga minuta e parë u aktivizua edhe Rrahmani, ndërkohë që Florent Hasani u aktivizua në minutën e 78-të, por pa lënë gjurmë.  

Ermal Krasniqi deri në dhjetor të vitit të kaluar ishte pjesë e Kluzh por u ble nga Rapidi i Bukureshtit skuadër me të cilën nënshkroi për 2 sezone e gjysmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"