VIDEO/ Ndeshje me dy “fytyra”, Bylisi dhe Elbasani ndajnë pikët në duelin për kreun e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 23:26

VIDEO/ Ndeshje me dy “fytyra”, Bylisi dhe Elbasani ndajnë pikët në duelin për kreun e Kategorisë së Parë

Bylisi dhe AF Elbasani janë ndarë në një barazim pa gola në supersfidën e javës së 22-të të Kategorisë së Parë në “Adush Muçaj”.

bandicam 2024-02-26 14-13-57-679

Një sfidë me dy “fytyra” ishte ajo për kreun e tabelës, pasi në pjesën e parë kishte raste të pastra për shënim nga të dyja skuadrat, ndërsa në të dytën, ato u munduan të mbroheshin në mënyrë që të mos e pësonin.

Kështu Bylisi e mbyll dhe fazën e dytë të kampionatit në vendin e parë me 52 pikë, 2 më shumë se Elbasani ndjekës.

REZULTATI

BYLIS 0-0 AF ELBASANI

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet sfida me barazimin 0-0!

90+5′ Rast i diskutueshëm pas një përplasje në zonë dhe pas rishikimit nga VAR, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

90+3′ Broshka shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Felipe Souzës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Peralta shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

88′ Dy zëvendësime te Bylis. Largohen Kasaj dhe Kamara, në vendet e tyre futen Viktor Xhufo dhe Berisha.

85′ Dy zëvendësime te Elbasani. Largohen Hasani dhe Fernandes, në vendet e tyre futen A. Kasa dhe Boshka.

79′ Zaimi provon me një gjuajtje shumë afër portës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

74′ Zëvendësim te Bylisi. Largohet Lajthia dhe në vendin e tij futet Felipe Souza.

69′ Dy zëvendësime te Elbasani. Largohen Lleshi dhe Lila, në vendet e tyre futen Bobi dhe Leo Melo.

62′ Zëvendësim te Bylisi. Largohet Ruçi dhe në vendin e tij futet Muçolli.

59′ Hila shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

58′ Zëvendësim te Elbasani. Largohet Pere dhe në vendin e tij futet Zaimi.

56′ Kamara shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

48′ Lajthia provon me një gjuajtje fluturimthi, tentativa e të cilit shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Goxhaj dhe Pere ndëshkohen me karton të verdhë pas një përplasje me njëri-tjetrin.

42’ Xheferson rrërzohet në zonë, por gjyqtari akordon vetëm rivënie fundore. (VIDEO)

39′ Lajthia provon me kokë, me topin që përplaset në traversë dhe më pas te Totoshi, por sfera nuk shkon drejt kuadratit. (VIDEO)

31′ Kasa hedh një krosim drejt zonës, por Xheferson nuk arrin t’i japë devijimin final topit. (VIDEO)

25′ Hila provon me një gjuajtje fluturimthi, që ndalet nga Beqaj, më pas Greca me kokë e çon topin jashtë. (VIDEO)

12’ Lleshi godet dhe ndalet nga Beqaj, më pas topi kthehet te Greca, tentative e të cilit largohet nga Goxhaj. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Beqaj, Trumçi, Krasniqi, Goxhaj, Peralta, Abazaj, Kasaj, Kamara, Ruçi, Lajthia, Xheferson.

Trajner: Arian Bellai

ELBASANI: Totoshi, Fernandes, Pere, Telushi, Salamao, Hila, Karakaçi, Hasani, Lila, Lleshi, Greca.

Trajner: Nevil Dede

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"