VIDEO/ Ndeshje dramatike, shoku i skuadrës i merr topin nga duart Sadikut në minutën e 95-të dhe humbet penalltinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 0:05

VIDEO/ Ndeshje dramatike, shoku i skuadrës i merr topin nga duart Sadikut në minutën e 95-të dhe humbet penalltinë

Një përballje dramatike rezultoi ajo mes Kartagjenës së Sadikut dhe Vijarealit B, të vlefshme për javën e 19-të të La Liga 2, që përfundoi me rezultatin 0-1.

Sadiku5

Sulmuesi shqiptar iu mohua goli i tij 8-të personal në rast, në këtë disfatë të Kartagjenës. Në minutat shtesë u akordua një penallti në favor të Kartagjenës, pas konsultimit të arbitrit me VAR-in, teksa shifrat ishin 0-1.

Polemikat për ekzekutimin e penalltisë ishin të mëdha pasi, Sadiku merr topin dhe vendoset për të gjuajtur, por De Blaisis dhe Ortuno, përplasen me njëri-tjetrin për të marrë përsipër gjuajtjen e saj. Ortuno fiton debatin me Sadikun dhe humbet penalltinë, duke e dërguar topin mbi traun e portës, teksa i mohoi një pikë Kartagjenës.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Kartagjenës, u pyet për situatën aspak të këndshme që ndodhi teksa tha se kur tregoi formacionin, në rast akordimi të një penalltie urdhri ishte:

“Gjuan Ortuno, me pas De Blasis dhe i fundit Sadiku. Zakonisht e lë të lirë zgjedhjen për këtë lloj gjëje, pasi mendoj që kush ndihet i  sigurt mund ta gjuaj dhe kjo nuk duhet të shkaktojë asnjë problem”, përfundoi ai.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"