VIDEO/ Ndeshja historike ndaj Çelsit, portieri i Kosovës vlerësohet me notën 10 nga “Sofa Score”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 20:43

VIDEO/ Ndeshja historike ndaj Çelsit, portieri i Kosovës vlerësohet me notën 10 nga “Sofa Score”

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç zhvilloi një ndeshje historike ndaj Çelsit, në përballjen ku skuadra e tij Bërnli arriti të merrte një barazim të vyer me shifrat 2-2.  

GJ7x-JWXUAAKxWS

Gardiani dardan i mahniti të gjithë me pritjet e tij spektakolare, duke u vlerësuar me notën 10 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Muriç regjistroi plot 11 pritje, njëra më e bukur se tjetra.  

  Gjithashtu për t’u theksuar është fakti se për herë të parë në historinë e Sofascore, që ka nisur në sezonin 2015-2016 me vlerësimet e lojtarëve, dy lojtarë nga ekipet e ndryshme marrin vlerësimin 10 në të njëjtin ndeshje. Palmer i Çelsit dhe Arijanet Muriç i Bërnlit u vlerësuan maksimalisht në duelin e Premier Ligës.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"