VIDEO/ Ndeshja e katërt pa fitore, Siti në krizë rezultatesh! Skuadra e Pep Guardiolës mposhtet nga Aston Vila

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 23:31

VIDEO/ Ndeshja e katërt pa fitore, Siti në krizë rezultatesh! Skuadra e Pep Guardiolës mposhtet nga Aston Vila

Mançester Siti në krizë rezultatesh. “Qytetarët” e Pep Guardiolës u mposhtën mbrëmjen e sotme ndaj Aston Vilës me rezultatin 1-0, teksa kjo ishte ndeshje e katër radhazi pa sukses në kampionat për kampionët në fuqi të Premier Ligës, që e shikojnë vetëm –6 pikë nga kryesuesit e Arsenalit.  

guardila

Goli i Beili në minutën e 74-t, vendosi këtë duel, teksa falë këtij triumfi, Aston Vila parakaloi në renditjen Sitin duke u ngjitur në kuotën e 32 pikëve në 15 ndeshje.  


Duelin e radhës “Qytetarët” e luajnë në transfertë ndaj Luton, teksa Aston Vila pret kryesuesit e Arsenalit.  

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"