VIDEO/ Ndeshja e fundit në “Bernabeu”, tifozët dhe lojtarët emocionojnë Toni Krosin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2024 | 22:25

VIDEO/ Ndeshja e fundit në “Bernabeu”, tifozët dhe lojtarët emocionojnë Toni Krosin

Toni Kros ka marrë një trajtim mbretëror në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi ku Real Madridi luan kundër Real Betis. 

GOcnzmcXoAASHdF-780x439

Para fillimit, mesfushori gjerman mori një gardë nderi nga shokët e tij të Real Madridit dhe dukej shumë i kënaqur nga kjo. 

Për nder të tij, lojtarët kishin veshur edhe fanella ‘Kroos 8’. Jo vetëm kaq, por një pjesa e tifozëve në “Santiago Bernabeut” vendosën të zbulojnë një pankartë të madhe për nder të tij. 

Aty shkruante:”Gracias Leyenda” dhe kishte një foto të Kros në mes me fjalët “22”.  Kjo simbolizonte numrin e titujve që ai ka fituar me Los Blancos deri më tani. 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"