VIDEO/ Ndeshja e fundit me Juventusin pas 9 vitesh, futbollisti 33-vjeçar shpërthen në lot! Tifozët i bëjnë nderimin special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2024 | 21:47

VIDEO/ Ndeshja e fundit me Juventusin pas 9 vitesh, futbollisti 33-vjeçar shpërthen në lot! Tifozët i bëjnë nderimin special

Një moment tejet emocionues u regjistrua në minutën e 74-t të duelit me Juventusit dhe Monzës, me protagonist mbrojtësin brazilian Aleks Sando.  

aleks sandro

Sot ishte ndeshja e fundit e tij me fanellën e Juventusit. Aleks Sandro largohet nga skuadra torineze pas 9 vitesh. Lojtari 33-vjeçar nuk i përmbajti dot emocionet në përballjen e sotme kundër Monzës. Ai u largua nga fusha me lot në sy në minutën e 73-të të takimit. 

Shokët e skuadrës shkuan ta përqafonin, ndërsa tifozët pranishëm në stadium u ngritën në këmbë për të nderuar brazilianin. Ai largohet nga Juventusi si lojtar i lirë, por me 12 trofe të arkivuara.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"