VIDEO/ Ndërhyrje horror me takë në kokën e kundërshtarit, sulmuesi shqiptar ndëshkohet me karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 20:34

VIDEO/ Ndërhyrje horror me takë në kokën e kundërshtarit, sulmuesi shqiptar ndëshkohet me karton të kuq

Talenti shqiptar, Flavio Sulejmani ishte i pafat ditën e sotme, teksa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40-të të duelin mes Lacio U-19 dhe Leçe U-19.

sulejmani

Sulmuesi 18-vjeçar është pjesë e kryeqytasve, që arriën të triumfonin me rezultatin 2-1, pavarësisht daljes me karton të kuq të Sulejmanit, i cili në një tentativë për të zotëruar topin, pa dashje goditi me takë në kokë futbollistin kundërshtar. Shqiptari kërkoi menjëherë falje, gjithsesi ndërhyrja ishte shumë e rëndë dhe nuk mund t’i shpëtonte kurrësesi kartonit të kuq.  

Edhe vetë Sulejmani duket se u pajtua me vendimin e gjyqtarit. Në momentin e ndëshkimit të tij me karton të kuq, rezultati ishte 1-1 ndërkohë që Lacio U-19 gjeti golin e dytë me Gonzalez në minutën e 77-të. Vlen të theksohet fakti se edhe Leçe U-19 mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Pacias. Te skuadra e Leçes aktivizohen edhe 2 futbollistët shqiptar Daka dhe Metaj të cilët ishin në fushë në duelin e sotëm, por pa mundur të linin gjurmë. 

KARTONI I KUQ I SULEJMANIT: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"