VIDEO/ Napoli dhe Barcelona bëjnë “paqe” në “tempullin” e Maradonës, Osimhen mban gjallë shpresën e italianëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 0:04

VIDEO/ Napoli dhe Barcelona bëjnë “paqe” në “tempullin” e Maradonës, Osimhen mban gjallë shpresën e italianëve

Akti i parë i fazës së 1/8-ve të Champions-it mes Napolit dhe Barcelonës u mbyll në barazim 1-1. Edhe pse katalanasit ishin dominues nuk arritën të dilnin fitimtarë në duelin e zhvilluarin në stadiumin “Diego Armando Maradona”.  

osimhen

Fillimisht ishte Levandovski që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 60-të, ndërkohë që Osimhen shënoi golin e barazimit për Napolit në minutën e 75-të, duke mbajtur gjallë shpresën e italianëve për kualifikim.  

FT: NAPOLI – BARCELONA 1-1

Osimhen 75′ / Levandovski 60′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Barcelona “flirton” me golin e fitores, shpëton për mrekulli skuadra italiane. Tentativa e Gyndohan shkon ngjitur me shtyllën (VIDEO) 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

75′ GOOOOOL NAPOLI 1-1/ Shpërthen festa në “Diego Armando Maradona”, Osimhen vendos barashpeshën dhe çon peshë zemrat e tifozëve. (VIDEO)  

60′ GOOOOL BARCELONA 0-1/ Robert Levandovski kalon në avantazh katalanasit (VIDEO)

58′ Ndizet sfida, Barcelona kërkon golin e avantazhit, mbrohen mirë napolitanët që nuk lejojnë hapësira në mbrojtje.

49′ Sërish rrezikshëm Barcelona me Gyndohan, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe shkoi drejt e në duart e portierit.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

30′ Dominim i katalansve, që në këtë hark kohor kanë regjistruar 3 goditje në portë, ndërkohë që Napoli ende asnjë.

16′ De Jong është futbollisti i parë i ndëshkuar me kartonin e verdhë.

8′ Pranë golit Barcelona me Jamal, por tentativa e tij ndalet nga portieri Meret, nuk arrin të përfitojë brenda zonës asnjë nga futbollistët katalanas. (VIDEO) 

7′ Vuan Napoli në këto minuta të para, me Barcelonën që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e vendasve.

4′ Sinjalin e parë të rrezikshëm e jep Barcelona me Jamal që provoi brenda zonës, por tentativa e tij shkoi jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

sadasdsadasdasdsda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"