VIDEO/ Myrto Uzuni i pafat, shikoni rastin flagrant të shpërdoruar vetëm 1 metër larg vijës fatale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2022 | 9:07

VIDEO/ Myrto Uzuni i pafat, shikoni rastin flagrant të shpërdoruar vetëm 1 metër larg vijës fatale

Myrto Uzuni është padyshim lideri i Granadës këtë sezon, teksa kryeson listën e golashënuesve në La Liga 2. Gjithsesi talenti beratas u braktis nga fati ditën e djeshme në sfidën ndaj Malagës, që përfundoi me rezultatin 1-1.

37edc767-b42f-4ec2-b572-c6c4ce574f28

Në minutën e 17-të të ndeshjes sulmuesi i Kombëtares shqiptare, shpërdoroi një rast flagrant vetëm 1 metër larg vijës fatale, duke “djegur” shansin e artë, për t’i dhuruar 3 pikë të tjera skuadrës së Granadës.

I gjendur vetëm fare pak metra larg portës thuajse të boshatisur, Uzuni nuk kordinohet mirë për të gjuajtur topin. Sfera mbetet përsëri aty, por futbollisti beratas gabon sërish duke e nxjerrë jashtë. Në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, që duket se më shumë përshtat i shkoi Malagës.

Në 19 ndeshje Granada ka siguruar 29 pikë duke u renditur në vendin e 7-të. Vetëm 6 pikë është diferenca e skuadrës së Uzunit me vendin e parë që mbahet nga Las Palmas. Për sa i përket sulmuesit shqiptar, ai kryeson listën e golashënuesve me 9 realizime dhe 3 asiste.

PANORAMASPORT.AL