VIDEO/ Murinjo nuk përmbahet pas finales, pret në parking arbitrin: Je një turp, ik q**

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 15:07

VIDEO/ Murinjo nuk përmbahet pas finales, pret në parking arbitrin: Je një turp, ik q**

Disfata në finalen e Ligës së Europës nuk është përtypur mirë nga Murinjo, të cilit nuk i doli inati për një penallti të pa dhënë sipas tij pas një prekje të topit me dorë afër fundit të takimit.

Collage Maker-01-Jun-2023-10-00-AM-4879

Portugezi ka pritur në parking arbitrin Entoni Tejlër për ta kritikuar për gjykimin e bërë gjatë sfidës.

“Ti je një turp, është një turp. Ik q**”, ishin fjalët e Murinjos drejt gjyqtarit anglez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"