VIDEO/ Mungojnë golat, Teuta dhe Tirana lënë gjithçka për ndeshjen e dytë të Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 1:00

VIDEO/ Mungojnë golat, Teuta dhe Tirana lënë gjithçka për ndeshjen e dytë të Kupës

Teuta dhe Tirana e kanë mbyllur pa gola përballjen e tyre të parë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

WhatsApp Image 2024-02-20 at 17.03.25 (1)

Ndeshja e sotme në “Niko Dovana” ka shfaqur një lojë mjaft të vëmendshme të të dy skuadrave, që nuk kanë lënë shumë hapësira për të rrezikuar, edhe pse rastet për të shënuar nuk munguan. Por Kozi nga një anë dhe Vata nga tjetra, u bënë protagonistë me ndërhyrjet e tyre, duke mos lejuar që të preken portat.

Kështu, sfida e sotme ku Erbim Fagu shënoi debutimin si trajneri i Tiranës, u mbyll pa rrjeta të tundura, duke bërë që fati i kualifikimit të vendoset në ndeshjen e kthimit në kryeqytet.

TEUTA-TIRANA 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet me barazim pa gola ndeshja.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

85’ Daci provon me një diagonale nga e majta, sfera fluturon mbi traversë.

84’ Peposhi i lë vendin në fushë Boçit në minutat e fundit te Teuta.

78’ Përgjoni nga e majta pason në qendër por Vata grushton duke larguar rrezikun.

77’ Meta i lë vendin në fushë Tolës në radhët e bardhebluve.

74’ Patrik ndëshkohet me karton të verdhë.

71’ Gjini ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Patrik.

70’ Fili mund të provojë portën me një goditje dënimi ballore, sfera devijohet jashtë nga muri mbrojtës.

64’ Gjuajtje e fortë nga e majta e Filit, topi shkon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të portierit Kozi. (VIDEO)

55’ Pasim perfekt i Jonuzit për Përgjonin i cili del i vetëm në zonë nga e majta, por ai harkon në mënyrë të gabuar mbi traversë, duke mos pasuar për shokët e skuadrës në qendër. (VIDEO)

51’ Daci ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Micit.

50’ Harkim nga e majta e sulmit të Teutës për Dacin, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)

48’ Përsëri një top i gjatë për Abazajn dhe përsëri është Vata ai i cili del e kontrollon.

46’ Pjesa e dytë nis me Filin në çend të Çyrbjes në radhët e Teutës, ndërsa Patrik merr vendin e Nikqit te Tirana.

45’+6’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+5’ Çyrbja nuk mund të vazhdojë më pas përplasjes dhe del nga fusha i ndihmuar nga mjekët e skuadrës.

45’+1’ Çyrbja ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Haxhiut.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Lloci gjen rrjetën pas një pasimi të Gjinit në qendër, por vendimi anulohet për pozicion jashtë loje të mesfushorit të durrsakëve. (VIDEO)

39’ Vata gabon në largimin e një topi me kokë, Haxhiu ndjek aksionin dhe gjuan drejt portës por nuk gjen katërkëndorin, duke dërguar sferën në rrjetën e jashtme. (VIDEO)

35’ Tirana ka kontrollin e lojës tani, teksa kërkon më me ngulm të gjejë rrjetën kundërshtare në këto minuta.

30’ Në zhvillimin e një goditje këndi, Çyrbja lëshon një predhë fluturimthi nga jashtë zonës, Kozi reagon në mënyrë të shkëlqyer dhe devijon jashtë. (VIDEO)

24’ Top ne thellësi për sulmuesit e Tiranës, Vata del mirë dhe largon sferën para se Abazaj ta merrte në kontroll.

22’ Përgjoni tenton të depërtojë në krahun e majtë, ai rrëzohet pas një kontakti me Jazxhi por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

17’ Abazaj depërton në krahun e djathtë, pason në qendër te Lushkja i cili gjuan, por gjen në pozicion portierin Vata i cili shpëton portën. (VIDEO)

13’ Abazaj nga e majta hyn në zonë dhe tenton të pasojë në qendër, Gjini devijon në këndore.

8’ Pas një goditje nga këndi të durrsakëve, topi shkon te Lloci i cili pak hapa larg portës fluturon sferën mbi traversë. (VIDEO)

4’ Presing i lartë i durrsakëve në minutat e parë, duke mbajtur lojën në gjysmëfushën e bardhebluve.

1’ Nis ndeshja në “Niko Dovana” me pak minuta vonesë për shkak të problemeve të VAR.

FORMACIONET ZYRTARE

Teuta: Vata, Jazxhi, Gjini, Gjinollari, Arifi, Beqja, Kruja, Peposhi, Lloci, Çyrbja, Daci.
Trajner: Edi Martini

Tirana: Kozi, Mici, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Haxhiu, Jonuzi, Lushkja, Abazaj, Nikqi.
Trajner: Erbim Fagu

WhatsApp Image 2024-02-20 at 4.05.07 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"