VIDEO/ Mungesa e Kvaratskelias nuk ndal Gjeorgjinë, siguron finalen e play-off për Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 20:01

VIDEO/ Mungesa e Kvaratskelias nuk ndal Gjeorgjinë, siguron finalen e play-off për Europianin

Ndeshjet e sotme të play-off për Euro 2024, kanë nisur me një duel mes Gjeorgjisë dhe Luksemburgut, të cilat përballeshin në gjysmëfinalet e Ligës C për një vend në këtë aktivitet. Dhe skuadra gjeorgjiane, edhe pse nuk kishte në radhët e veta Kviça Kvaratskhelian, ka bërë detyrën duke siguruar finalen.

153769df-91b2-43cc-9abd-6fce87847b74

Kvara mungonte në këtë sfidë pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë në ndeshjen e fundit në fazën në grupe, por detyrën e tij e ka bërë më së miri Budu Zivzivadze. Sulmuesi i Karlsruhes në Gjermani, ka shënuar nga një gol në secilën pjesë loje për t’i dhënë një sukses të thjeshtë ekipit të tij me shifrat 2-0 ndaj luksemburgasve të cilët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 58 të ndeshjes pas kartonit të kuq të Çano.

Tani Gjeorgjia pret të mësojë kundërshtarin e finales, i cili del nga sfida mes Greqisë dhe Kazakistanit.

GILI I PARË i ZIVZIVADZE (VIDEO)

GOLI I DYTË I ZIVZIVADZE (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"